Të mërkurën, 88-vjeçarja është zgjuar në morg, katër orë pasi që nga mjekët ishte shpallur e vdekur. Është një punëtor i morgut ai që ka përhapur lajmin se Maria das Dores ishte ende gjallë, ndërkohë që po bëheshin përgatitjet për varrimin e saj. Zonja e moshuar merrte frymë dhe lëvizte ende.
Javën e kaluar, në Brazil, një grua ka vdekur dy herë. Maria das Dores, një zonjë në pension, ka vdekur në fund të javës së kaluar në spitalin e Ipatingas, në lindje të vendit, ku mjekët e kishin shpallur të vdekur dy ditë më parë.
Të mërkurën, 88-vjeçarja është zgjuar në morg, katër orë pasi që nga mjekët ishte shpallur e vdekur. Është një punëtor i morgut ai që ka përhapur lajmin se Maria das Dores ishte ende gjallë, ndërkohë që po bëheshin përgatitjet për varrimin e saj. Zonja e moshuar merrte frymë dhe lëvizte ende.
Ajo sërish është shtrirë urgjentisht në spital dhe ishte në kujdes intensiv. Maria das Dores ka vdekur të premten.
Tani, policia braziliane po përpiqet të kuptojë se mos ndonjë gabim mjekësor i së mërkurës ka rezultuar me vdekjen e pacientes dy ditë më vonë.
Sipas shtypit lokal, Maria das Dores vuante nga sëmundja e Alzheimerit, hipertensioni dhe probleme vaskulare në kohën kur është dërguar në spital, në fillim të javës.