Fati Iseni, Studimet postdiplomike i vazhdoi në Prishtinë dhe në vitin 2007 fitoi titullin magjistër i historisë. Në postin kryetar komune u zgjodh në zgjedhjet lokale 2009
Kush është Fati Iseni
Fati Iseni është i lindur më 15.01.1976 në f. Studeniçan ku edhe mbaroi shkollën fillore. Arsimin e mesëm e vazhdoi në gjimnazin " Zef Lush Marku" në Shkup, pastaj studimet i vazhdoi ne Universitetin e Tetovës ku në vitin 1998 edhe i përfundoi. Studimet postdiplomike i vazhdoi në Prishtinë dhe në vitin 2007 fitoi titullin magjistër i historisë. Në postin kryetar komune u zgjodh në zgjedhjet lokale 2009
YllPress:- Si fillon dhe mbaron një ditë ë zakonshme për ju?
Iseni: -Përderisa bëhem gati në mëngjes e pi një neskafe duke u endur nëpër dhomë. Në ora 8 të mëngjesit jam në zyrë. Takime, telefonata, mbledhje etj.
YllPress:- Z. Iseni, cila është gjendja juaj sociale?
Iseni: -I martuar dhe me fëmijë, kam një djalë.
YllPress:- Çfarë është familja për ju?
Iseni: -Prioritare. Jam shumë i përkushtuar ndaj familjes përskaj angazhimeve të shumta. Në veçanti ndaj gruas pasi: "Frika i rruan vreshtat" thotë populli.
YllPress:- Po shëndeti?
Iseni: -Kujdesem shumë pak. Mjekun e "urrej", nuk preferoj ta vizitoj me vite.
YllPress:- Cili është hobi juaj?
Iseni: -Shëtitja nëpër bjeshke.
YllPress:- Keni ndonjë vend apo ndonjë shtetet të preferuar?
Iseni: -Britania e Madhe. Londra.
YllPress:- Çfarë ju bën të lumtur dhe çfarë ju bën të pikëlluar?
Iseni: -Shoqëria e sinqerte. Njerëzit dyfytyrësh.
YllPress:- Si e kaloni një fundjavë?
Iseni: -Nëse jam i lire mundohem ti kushtoje djalit tim dhe familjes.
YllPress:- Cili është ushqimi juaj i preferuar?
Iseni: -Ushqime deti. Bakërdari dhe flija tradicionale.
YllPress:- Çfarë muzike dëgjoni dhe cilat lloj filmash ju pëlqejnë?
Iseni: -Baladat. Action.
YllPress:- Cili është libri i fundit që keni lexuar?
Iseni: -Virtual War - Michael Ignatieff
YllPress:- A keni ndonjë idol?
Iseni: -John Kenedy.
YllPress:- Në momente të vështira sa e rëndësishme është për ju mbështetja e dikujt? A këshilloheni?
Iseni: -"Ujku e ka qafën e trashë....".
YllPress:- Ndonjë mesazh për lexuesit e YllPress.com?
Iseni: -Përkushtimi dhe optimizmi sjell suksese.