Rona Nishliu është studente, këngëtare dhe prezentuese e radios e cila jeton në Prishtinë. Suksesi i saj i parë erdhi kur ajo hyri në garën shqiptare tek "Ethet e së premtes" kurse pastaj këndoi me grupin Flakareshat në festivalin e këngës në RTVSH. Tani ajo ka inçizuar solo albumin e saj të parë.
Rona Nishliu është studente, këngëtare dhe prezentuese e radios e cila jeton në Prishtinë. Suksesi i saj i parë erdhi kur ajo hyri në garën shqiptare tek "Ethet e së premtes" kurse pastaj këndoi me grupin Flakareshat në festivalin e këngës në RTVSH.
Tani ajo ka inçizuar solo albumin e saj të parë. Ajo ka lindur në vitin 1986. Unë kam lindur në Mitrovicë dhe kam jetuar atje 13 vite të jetës sime. Ne kemi jetuar në pjesën veriore të qytetit. Mitrovica ishte krejtësisht e ndryshme.
Ai ishte një qytet i bukur. Kur shkoja në shkollë, ne shqiptarët shkonim pasdite kurse serbët në mëngjes. Ne nuk kemi asnjë kontakt me ata dhe ne nuk mund të përdorja palestrën ose laboratoret, shprehet ajo për kohën kur jetonte në Mitrovicë. Kur erdha së pari në Prishtinë nuk isha e lumtur. Unë kam qenë shumë e vetmuar.
Isha vetëm 13 vjeçe dhe qyteti ishte shumë i madh. Fëmijët e tjerë mua më trajtonin si refugjate. Por, kjo zgjati vetëm për një muaj. Pastaj unë krijova një miqësi të madhe me ta. Që atëherë gjërat janë të mëdha. Unë fillova të shkoj në shkollë të muzikës, kam qenë e përfshirë me të rinjtë në qendër të Prishtinës, ekspozita dhe koncerte. Në vitin 2004 kam filluar që të bëhem këngëtare.
Në të ardhmen do të dëshiroja që të kem një studio muzikore në Prishtinë e cila do të hapë dyert e saj për të gjithë muzikantët e rinj e të talentuar, për të cilët unë mund t'ju jap mbështetjen time. Rona për momentin është njëra ndër këngëtaret profesionale e cila bën muzikë tepër të bukur dhe që pëlqehet shumë nga rinia, ajo gjithashtu është në një lidhje bukur të gjatë me Leopard Canën.
Blerand Rexhepi