Kryetari Osmani, fëmijëve të këtij kopshti ua uroi Vitin e Ri, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe fëmijëri pa brenga. Ai tha se festa e Viti të Ri, është festa më e preferuar e të ghjithë fëmijëve në botë, andaj ka ardhur që së bashku ta ndajnë këtë gëzim të tyre.
Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani i shoqëruar nga sekretari i komunës dhe përfaqësues tjerë të administratës komunale, me rastin e festave të Vitit të Ri, pako me dhurata u ndau edhe fëmijëve në Kopshtin Gëzimi fëmijëror.
Kryetari Osmani, fëmijëve të këtij kopshti ua uroi Vitin e Ri, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe fëmijëri pa brenga. Ai tha se festa e Viti të Ri, është festa më e preferuar e të ghjithë fëmijëve në botë, andaj ka ardhur që së bashku ta ndajnë këtë gëzim të tyre.
Fëmijët, duke shprehur falënderimet e tyre për dhuratat, recituan vjersha dhe kënduan këngë kushtuar Vitit të Ri.