E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Cilat ishin karakteristikat kryesore të zhvillimeve në Shqipëri, marrëdhëniet Shqipëri – Maqedoni dhe pritjet për vitin 2011, ishin temë e bisedës së radio Shkupi-programit në gjuhën shqipe me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku.
Intervistė me ambasadorin e Republikės sė Shqipėrisė nė Maqedoni, Arben Ēejku pėr Radio Shkupin programi nė gjuhėn shqipe












Shqipëria në vitin 2010 vazhdoi aktivitetet në kuadër të NATO-, por edhe mori liberalizimin e regjimit të vizave?

A.Çejku: Shqipëria po e përmbyll vitin 2010 me një performans shumë të mirë, qoftë në planin e brendshëm ashtu edhe në planin e jashtëm. Zhvillimet e brendshme kanë qenë refleksion i pandarë në raportet e Shqipërisë me botën e jashtme. Angazhimet e saj në NATO kanë qenë të dendura e kjo mund të thuhet edhe në përmbushjet e obligimeve ndaj Bashkimit Evropian, por kjo vlen edhe për marrëdhëniet me vendet e rajonit.

Jemi në javën e tretë të lëvizjes së lirë të shqiptarëve në vendet ve Evropës dhe shqiptarët janë pjesë e festimeve me familjarët e tyre në vendet ku ne kemi emigracionin e ri por edhe të vjetër. Shtetasit e Shqipërisë kanë shfaqur një qytetari evropiane duke thyer edhe skeptikët e fundit të cilët insistonin se do të përsëriten eksode biblike.

Shqipëria nuk e pati këtë për dy arsye. E para – Shqipëria nuk është më ajo e vitit 1991, por është një Shqipëri e zhvilluar, evropiane,një Shqipëri që ka një shpresë konkrete dhe e dyta – shqiptarët pas një tranzicioni të vështirë, kur kanë lëvizur me viza, me një kosto të lartë e kanë prekur realitetin evropian dhe janë ndërgjegjësuar. Ata janë të vetëdijshëm se e ardhmja e tyre, e ardhmja e fëmijëve të tyre është në një Evropë të bashkuar me një Shqipëri që ka një perspektivë të qartë. Ne jemi një vend demokratik me intencë të zhvillimit të demokracisë.

Shqipëria, pavarësisht se nuk morri statusin e vendit kandidat vazhdon të punojë në drejtimin e eurointegrimeve. Por mendoj se kjo do të ndodh në një kohë shumë të shkurtër. Besoj se viti 2011 do të jetë vit i Shqipërisë-kandidat për BE, sepse ne kemi përmbushur shumë detyrime, gjë e cila u konfirmuar edhe me raportin e Komisionit Evropian.

Në vitin kur patëm krizë ekonomike botërore, Shqipëria pati rritje të ekonomisë, gjë e cila nuk i ndodhi asnjë vendi në rajon?

Arben Çejku: Për shumëkënd duket paradoksale, por për analistët e ata që e kanë ndjekur ekonominë e Shqipërisë do ta kuptojnë se nuk kishte paradoksale në këtë. Kjo është një kundë rrjedhë, por një kundër rrjedhë pozitive.

Pse Shqipëria arriti ta përballojë krizën ekonomike – sepse se para ajo të shfaqej që në vitin 2005 programi ekonomik i demokratëve për një Qeveri në dijetë, për një qeveri efiçiente dhe masat e tjera drastike, për luftë kundër korrupsionit, për taksë të sheshtë , për mbledhje të taksave dhe tatimeve, zbutjen e raporteve të bizneseve me shtetin, pra krijimi i kushteve të volitshme ekonomike sollën klimë të volitshme ekonomike. E tërë kjo solli bazë të mirë ekonomike për përballimin e krizës, për investime në infrastrukturë dhe për përforcim të ekonomisë vendase, rritjen e industrisë së lehtë dhe rritje të eksporteve por edhe të investimeve vendase dhe të jashtme në ekonominë e Shqipërisë.

Në vitin 2010 kemi mbi 600 milion euro të investimeve direkte të kapitalit privat, pa përfshirë këtu investimet që i bënë buxheti i shtetit për infrastrukturën rrugore apo 3,2 miliard investime të kontraktuara për objekte të infrastrukturës, mes të cilave është edhe Rruga e Arbrit.

Shqipëria sivjet pësoi edhe dy përmbytje në Shkodër e rrethinë, që shkaktoi një kosto të lartë ekonomike, por ka pasur solidaritet qoftë nga vendi edhe nga vendet fqinje, mes të cilave edhe nga Maqedonia. Me këtë rast dëshiroj të falënderoj Qeverinë e Maqedonisë por edhe popullatën shqiptare të Maqedonisë që në të dy rastet sollën ndihmë të madhe për zonat e përmbytura.

Besoj se ky trend ekonomik do të vazhdojë edhe në vitin 2011, gjykuar nga treguesit ekonomik.

Zoti Çejku, marrëdhëniet me Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë janë në një nivel të lartë, por çfarë bëhet për thellimin e tyre të mëtejmë, sidomos në sferën e bashkëpunimit ekonomik?

A.Çejku:Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Maqedoninë, jemi dy vende fqinje që kemi të njëjtin trend të integrimeve euroatlantike, duke promovuar një trend të miqësisë në rajonin tonë. Specifikë e këtij raporti është prezenca e faktorit shqiptar në Maqedoni, faktor shtetformues i cili i bart përgjësitë e veta.

Thellimi i bashkëpunimit ekonomik do të ishte mirëpritur, sepse ende kemi hapësira të pa shfrytëzuara për zhvillim të raporteve ekonomike midis dy vendeve tona, pavarësisht se ligjet e tregut i diktojnë trendet e tregut. Në thelb, mendoj se komunitetet e bizneset në të dy anët e kufirit duhet të punojnë edhe më tepër dhe kjo është edhe agjenda dhe objektivi i ambasadës në vitin 2011. Pra, fokusi për vitin 2001 do të jetë zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve tona, duke i përafruar grupet e interesit.

Gjithashtu sferë e interesit në vitin 2011 do të jetë edhe zgjërimi i bashkëpunimit komunal, duke i përafruar komunat e Maqedonisë me ato të Shqipërisë si dhe bashkëpunimi i mëtejmë kulturor mes dy vendeve në mënyrë më prekëse dhe më të afërt.

Në çfarë niveli janë marrëdhëniet e Republikës së Shqipërisë me fqinjët e tjerë?
A. Çejku: Shqipëria është e rrethuar me vende mike, me shtete mike me të cilat bashkëpunojmë ngushtësisht në sferën politike, ekonomike, kulturore dhe sociale.

Me Greqinë kemi specifikën e marrëdhënieve për shkak të prezencës së madhe të shtetasve shqiptar në Greqi.

Me Kosovën progresojmë duke konsoliduar bashkëpunim ndërshtetëror duke respektuar të gjitha normat ndërkombëtare ligjore dhe duke krijuar hapësirat për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik. Kosova dhe Shqipëria kanë një të ardhme të përbashkët evropiane dhe punojnë në këtë si dy shtete fqinje, por edhe si dy pjesë të një kombi.
Me Malin e Zi kemi poashtu bashkëpunim të mirë, në sajë të menaxhimit të mirë të kufijve kemi pikën e përbashkët kufitare në Muriqan dhe besoj se të njëjtën do ta kemi së shpejti edhe me Maqedoninë që do të ishte Qafa e Thanës ose pikëkalimi në Dibër.

Në frymën e bashkëpunimit evropian kemi edhe raporte të mira me Serbinë, një vend pothuajse fqinj me ne, që në perspektivë euroatlantike, kombet tona – shqiptarët dhe serbet duhet ta kalojnë të kaluarën duke e krijuar një të ardhme më të mirë për vetë vendet, por edhe për rajonin. Besojmë se me të gjitha këto vende ka një progresim të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, kur është fjala për eurointegrimet dhe ne do të përpiqemi që ta shtojmë përpara këtë proces brenda mundësive tona, duke qenë anëtar i NATO-s plor edhe si vend aspirues për në BE. (Radio Shkupi)


Publikuar: 31.12.2010 | 13:29
Lexuar: 634 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime