E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Emri i Shefki Idrizit është i njohur për suksese në zhvillimin ekonomik, për suksese në fushën e sportit duke udhëhequr KF. Renovën si kampione e Maqedonisë 2009-10 dhe për shumë aktivitete humanitare nëpërmjet Fondacionit Renova dhe shumë gjera të tjera, mirëpo Shefki Idrizin ju lexues të nderuar të YllPress.com, do ta njihni edhe ndryshe në një intervistë ekskluzive për jetën private...
Shefki Idrizi, adhuruesi i lartėsive







YllPress:- Z. Idrizi! Cila është gjendja juaj sociale?

Sh. Idrizi:-Jam prind i katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djali.

YllPress:- Çfarë është familja për ju?

Sh. Idrizi:-Familja për mua është me e çmuara që unë kam. Familja është në radhë të parë për mua, tre vajzat dhe djali, që Zoti mi ka falur dhe për të cilët kamë një përkushtim të veçantë, për shkollimin e tyre. Çdo gjë që unë bëj, dua që ata të më trashëgojnë mua dhe rrugën time.

YllPress:- Po shëndeti?

Sh. Idrizi:-Shëndeti. Jam shumë mirënjohës ndaj Zotit fuqiplotë që më ka dhënë shëndet dhe të gjitha të mirat në jetë, që unë të bëj maksimumin që mundem dhe të ndihmoj së pari veten, familjen time dhe te gjithë ata qe kam mundësi të ju ndihmoj.

YllPress:- Cili është hobi juaj?

Sh. Idrizi:-Hobi im është që të zbavitem me Crosin tim në malet e Sharrit. Bashkërisht kohen e lirë e kaloj me disa shok me të cilët dal nëpër malet e Sharrit me Motor ku mund të të shijojmë natyrën që na ka fal Perëndia, shkojmë në vende ku në këmbë është po thuajse e pa mundur.

YllPress:- Keni ndonjë vend apo ndonjë shtetet të preferuar?

Sh. Idrizi:-Vendi i preferuar për mua është Austria, që ka alpet e bukura për pushime dimërore. Skijimi për mua është një kënaqësi e veçantë.

YllPress:- Çfarë ju bën të lumtur dhe çfarë ju bën të pikëlluar?

Sh. Idrizi:-Mua më bën të lumtur çdo investim që përfundon me sukses aty ndjej kënaqësi të madhe kur lëshoj një repart të ri në punë, ndërsa të pikëlluar kur nuk arrij qëllimin por deri me sot nuk kam patur raste te tilla.

YllPress:- Si e kaloni një fundjavë?

Sh. Idrizi:-Siç ju thash edhe më parë, fundjava për mua është zbavitje nëpër male dhe në oborrin tim ku kam gjelbërim dhe shumë lule të cilat i adhuroj dhe merrem me ta.
Shefki Idrizi me vellain Qenan Idrizi dhe djalin

YllPress:- Cili është ushqimi juaj i preferuar?

Sh. Idrizi:-Ushqimet e mija të preferuara nuk janë të veçanta është ajo kuzhina shqiptare ku gatuan gruaja ime në shtëpi. Të veçantat kur jam jashtë shtëpisë, në brigje deti, me pëlqejnë ushqime nga produkte deti.

YllPress:- Çfarë muzike dëgjoni dhe cilat lloj filmash ju pëlqejnë?

Sh. Idrizi:-Si zakonisht dëgjoj muzikë shqip 80%, ndërsa 20% muzikë të huaj.

YllPress:- A keni ndonjë idol?

Sh. Idrizi:-Nuk kam idol te veçantë por adhuroj të gjithë ata afarist te mëdhenj botëror që kanë arritur suksese të mëdha.

YllPress:- Në momente të vështira sa e rëndësishme është për ju mbështetja e dikujt? A këshilloheni?

Sh. Idrizi:-Sigurisht se ne momentet të vështira kam nevoje për mbështetje, ata janë vëllai i im dhe familja ime por nuk i anashkaloj bashkëpunëtoret dhe shokët mijë.


YllPress:- Ndonjë mesazh për lexuesit e YllPress.com?

Sh. Idrizi:-Mesazhi im për lexuesit e Yll Press do te jetë që të gjithë lexuesit qofshin ata student, afarist ose qytetar që ata të jenë të vendosur në qendrimet e tyre dhe te vendosur ne vendimmarrjen e tyre se çdo pune do vendosmëri për te arritur sukseset , nuk me pëlqejnë ankesat sepse duke u ankuar se dikush i ka fajet për mos realizmin e qëllimeve nuk arrihet gjë. Por duhet optimizëm se nuk ka gjë të që nuk arrihet. Në fund dua që lexuesve të YllPress.com të ju uroj Vitin e Ri me shumë fat dhe suksese në vitin që na pret 2011. Urime.

Publikuar: 31.12.2010 | 07:27
Lexuar: 1816 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Anonim (29/04/2011 19:23:38) Me pelqeu shumm.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime