Në 5 vitet e fundit është përfshirë në politikën britanike si anëtare aktive e Partisë Konservatore Britanike (se fundmi duke u përfshirë dhe në procesin e selektimit si kandidate për Eurodeputete MEP, për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian)
Elita e dijes, duhet riangazhuar
Gjatë vitit akademik të sivjetshëm Mirela Bogdani ishte e vetmja studente shqiptare në Universitetin e Oxfordit. Në dy vitet e fundit ajo ka qenë në universitetin më të mirë britanik duke bërë një MPhil në shkenca politike (më specifikisht në politikat Europiane, fokusuar në politikat e Bashkimit Europian) në Departamentin e Politikës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kolegji i saj është St Antonys College, një nga 7 kolegjet pasuniversitare të Oxfordit, i njohur për fokusin e tij në politikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndihem krenare dhe e privilegjuar që pata fatin të studioj në universitetin më të mirë të Europës dhe një ndër dy më të mirët në botë dhe të jem në një ambient aq intelektual dhe stimulues, mes profesorëve dhe studentëve më të mirë të botës. Ka qenë një eksperiencë e shkëlqyer nga të gjithë drejtimet, jo vetëm atë akademike thotë ajo. Vitin kur fillova ne Oxford ishim 2 shqiptarë që bënim studime pasuniversitare tregon Mirela kurse sivjet isha e vetmja studente shqiptare këtu.
Kjo është doktorata e dytë qe ajo po bën, pas të parës të përfunduar 7 vjet më parë në profesionin e saj të mëparshëm në shkencat mjekësore. Gjashtë vjet më parë kur u vendos në Britaninë e Madhe, Mirela bëri një ndryshim karriere nga shkencat mjekësore (ajo është diplomuar nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Tiranës si mjeke stomatologe) në shkencat politike, të cilin e nisi me një MSc në Universitetin e Kardifit (Cardiff University) për shkenca politike dhe politika publike Europiane. Mirela ka ndjekur gjithashtu studime pasuniversitare në Boston University, USA (1995), UCL, University of London, UK (1997) dhe ne George Washington University, USA (1999-2000). Fushat e saj të interesit përfshijnë Bashkimin Europian, politikën britanike, politikën në Shqipëri, dhe në vecanti politikat e zgjerimit të BE-së dhe cështjen e integrimit Europian të Shqipërisë, procesin e hyrjes së saj në BE dhe marrëdhëniet Shqipëri-BE. Dy nga tre librat qe ajo ka botuar janë pikërisht në fushën e marrëdhënieve Shqipëri - BE: "Albania and European Union: European Integration and the Prospect of Accession" (Dajti 2000, Tiranë 2004), dhe i fundit botuar ne Angli nga shtepia botuese I.B.Tauris (London-Neë York, 2007): "Albania and the EU: The Tumultuous Journey toëards Integration and Accession.
Politika është jo vetëm fusha e saj e studimit akademik dhe kërkimit shkencor, por dhe e përfshirjes reale. Ajo ka qenë e angazhuar në politikën shqiptare për një periudhë disa vjecare dhe në 5 vitet e fundit është përfshirë në politikën britanike si anëtare aktive e Partisë Konservatore Britanike (se fundmi duke u përfshirë dhe në procesin e selektimit si kandidate për Eurodeputete MEP, për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian).
Megjithatë ajo ndjek me shumë interes situatën dhe ngjarjet politike në Shqipëri. Ajo mendon se në një vend të pastabilizuar në tranzicion si Shqipëria lidershipi politik është i një rëndësie të madhe, por fatkeqësisht klasa politike shqiptare e cila ka dominuar këto 18 vjet, ka qenë më shumë një faktor frenues se sa pozitiv në proceset e demokratizimit dhe integrimit europian. Ajo mendon që një faktor që do të ndikonte pozitivisht do ishte elita e dijes, e cila eshte atrofizuar si pasojë e brain drain-it.
Prandaj Bogdani mendon qe brain gain-i apo thithja e trurit, e talenteve dhe kapaciteteve intelektuale të shpërndara në gjithë botën, do sillte një kontribut të jashtëzakonshë m në progresin e Shqipërisë në të gjitha fushat. Fatkeqësisht, pavarësisht propagandës së madhe të bërë në dy vitet e fundit mbi brain gain-in, Bogdani shprehet se deri tani kjo ka qenë një retorikë boshe dhe asgjë konkrete nuk është bërë në këtë drejtim. Ajo shpreson që brain gain-i të bëhet prioritet i qeverive shqiptare dhe ato të punojnë seriozisht për kthimin e trurit në vend. Shqipëria ka nevojë për njerëz me pervojë dhe ekspertizë perëndimore dhe sot ekziston një shumicë e madhe shqiptarësh të diplomuar në universitete nga më të mirët në botë, apo që punojnë në institucione dhe kompani prestigjoze dhe kanë fituar një experiencë të tillë profesionale që do ishte një aset i jashtëzakonshë m për Shqipërinë