E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këto ditë sapo kam nënshkruar një kontratë 5 vjeçare tek një agjenci kineze, ku 10 më të mirët do të zgjidhen dhe do ta kenë fatin që ta prekin qytetin e modës në Fashion Pekin. Special për Yll Press modeli ndërkombëtar Ermal Tahiri.
Ermal Tahiri, model ndėrkombėtar













Intervistoi: Trim Jakupi


YllPress:- Ermal Tahiri model i njohur , që sa kohë filluat rrugën si model?

E. Tahiri:- Afërsisht u bë 1 vit që fillova këtë rrugë, në fillim ishte diçka spontane me pjesëmarrje në aktivitete të bukurisë , si Mister Durrësi pastaj fillova të merresha me reklama të veshjeve të firmave të ndryshme deri tek reklamimi i qendrave tregtare. Pastaj më propozuan të merrja pjesë në një kalendarë stinësh , foto ishte një nga pasionet e mia aty e shihja vetën më mirë se në sfilata sepse foto është diçka që ngel gjatë ndër vite.

YllPress:- Ishte e vështirë rruga që zgjedhe?

E. Tahiri:- Normal asgjë nuk është e thjesht sidomos fusha modës , ke të bësh me shumë konkurrent të fort që të gjithë duan të nisën drejt majave të suksesit. Edhe për mua ishte e vështir po fal vullnetit , durimit tim nuk jam ndal kurrë, vetëm kam ecur që të arrij para duke mos e kthyer kokën nga asnjë anë vetëm drejt.

YllPress:- Kishe mbështetjen nga dikush apo gjithçka ke arrit me forcat tua?

E. Tahiri:- Kam shumë miq të cilët më kanë ndihmuar , mund ta veçoj ndihmën e këngëtarit Sabianit i cili është edhe kushëriri im , po ashtu edhe mikut tim Vlash Marika i cili më ka dhënë këshilla për rrugën që unë e kisha filluar dhe ato këshilla më ndihmuan aq shumë sa që tani jam këtu ku kam dashur dhe ndihem mirë me vendin që kam tani.

YllPress:- Merreni me gjë tjetër pos modelimit?

E. Tahiri:- Punoj në biznes të familjes dhe shumë shpejt do jem figura e këtij biznesi si reklamë e kafes.

YllPress:- Çka vlerëson më shumë tek vetja?

E. Tahiri:- Kam shumë guxim dhe provoj çdo shancë që më jepet, se një gjë e vogël në jetë mund të ndryshoj komplet jetën tënde prandaj ju sugjeroj të mos e humbisni shanset që ju jep jeta.
Ermal Tahiri

YllPress:- Po të mos ishit model , do ishe prapë i njohur si model dhe çka do ishe?

E. Tahiri:- Mendoj se po ka shumë fusha të tjera të cilat mund të të bëjnë të famshëm, politika është një nga angazhimet që bëjë në qytetin tim, jam edhe organizator i kësaj partie, në të ardhmen mund të më shihni si deputet hahaha

YllPress:- Sa i kushton rëndësi veshjes , dhe ku furnizohesh për veshje ?

E. Tahiri:- Veshja është pika ime e dobët , jam i fiksuar pas veshjes. Kur je i veshur mirë ndihesh mirë dhe rehat, nuk është që kam ndonjë vend stabël për furnizim thjesht më pëlqen diçka dhe e blejë.

YllPress:- Planet tuaja afatshkurta dhe afatgjata?

E. Tahiri:- Plane kam , vlen të theksohet momentalisht sapo kam shkruar kontratë 5 vjeçare tek një agjenci kineze të cilët 10 më të mirët do të prekin qytetin e modës në Fashion Pekin.

Publikuar: 01.01.2011 | 09:48
Lexuar: 1748 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
pupsiki (01/01/2011 23:07:51) waaaa sh bukur yllo..te lumte..e meriton te jesh tek kjo gazete e vipave..meriton ket dhe me shum..bravo dhe urimet me te xzemerta..tkshxh..
tedi (01/01/2011 23:36:34) suksese shoko e meriton dhe te uroj qe te shkosh sa me lart
dhurata braho (02/01/2011 09:50:20) bravo ermal shpresojm te shkosh sa me larte ne rrugen e endrrave tu realizofshin te gjitha deshirat ne kete vite te ri te perqafoj
denis (02/01/2011 15:33:34) Hajt urime shoku....ta degjofshim emrin gjithmone eme lart. Suksese te metejshme....:)
laura (02/01/2011 16:53:05) Shshsh urime sps e meriton ;)Shpresoj qe te realizosh gjith endrrat e tua !
klodi koko (02/01/2011 17:02:01) o mret ke dal bukur fare..urime
irena lami (02/01/2011 17:59:18) o zot o zot ca komshiu qe kam!!!ke dal yll fare.urime urime shpresoj qe te shkosh sa me lart
tea (02/01/2011 18:34:28) shpirto sa me lart se e meriton
gesi lazaj (02/01/2011 20:17:58) bravo ermalo 1 fare shum bukur ishalla sa e lart shoko....
ermal tahiri (02/01/2011 22:41:35) shum flm per mbeshtetjen ju falenderoj te gjitheve
partia pdu (03/01/2011 17:06:56) jemi krenare qe kemi nje djale si ty suksese ne cdo fushe
edna cani (03/01/2011 23:22:55) suksese zemer,jam e sigurt qe do ecesh shum me shum perpara :)
ERMAL (04/01/2011 16:50:08) shum flm edna edhe ti sukese ne karrjere
joana (05/01/2011 21:04:07) suksese pociiiiiiiiiiiiiiiiiii
Marsida (07/01/2011 00:04:34) Sukses dhe fat !!!skena ca ti bej ne jena fis i bukur hahahaahahaha bacio
romina (07/01/2011 20:13:44) urime ermal te uroj gjithcka dhe asgje gjithcka qe tben te lumtur dhe asgje qe te trishton shum fat
xhoiiiiii (07/01/2011 20:54:31) waaaaaaaaaaaaaaa ermaliiiiii suksese ate kafeen kur do na i japeshh meqe je bo v.i.p :PPP..bravooo zemraa urimeeee pipzeee hahahaahaaha tkshshshshshsxh
sara (13/01/2011 11:23:02) je yyyyyyyylllllllllllllllll............... ;;;)))))))))))
adriana (17/01/2011 21:16:42) o deputet suksese
lori (16/02/2011 20:47:07) woow,bravo eri,shuuume suksese :)
mishhel (05/03/2011 22:07:43) siiiiiii shpirttttt....ska nevoj per koment, flet pamja...:):)
nicola (04/09/2011 02:17:37) se kuptoj ku e ka bukurine ky djale qe te mendoje se eshte nje model..

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime