E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aorta e zemrës së Suadit kryen një funksion të zvogëluar, kështu që ka nevojë për një ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Për të paguar participimin për operacionin i cili duhet të kryhet në Bullgari, familja e Suadit duhet të sigurojë 2.300 euro.
Komuna e Gostivarit ndihmon vogėlushin Suad pėr operacion
















Kryetari i komunës së Gostivarit, prof.dr.Rufi Osmani dhe kryetari i këshillit dr.Fadil Zendeli vizituan familjen e Suad Niçeju, me ç’rast nënës së tij ia dorëzuan aktvendimin për ndarjen e ndihmës financiare në lartësi prej 500 eurosh.

“Urojmë që djali juaj sa më shpejtë të shërohet, të kalojë një fëmijëri si gjithë të tjerët, të mësojë e të punojë dhe një ditë të bëhet qytetar i nderuar i Gostivarit”, i tha kryetari Osmani nënës së Suadit, me rastin e dorëzimit të aktvendimit.

Familja Niçeju jeton në lokalitetin e quajtur “Rupa” në lagjen Fazaneria, ndërsa të hyrat e vetme të kësaj familjeje janë kompensimi prej 4000 denarësh që nëna e pranon për fëmijën e sëmurë.

Aorta e zemrës së Suadit kryen një funksion të zvogëluar, kështu që ka nevojë për një ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Për të paguar participimin për operacionin i cili duhet të kryhet në Bullgari, familja e Suadit duhet të sigurojë 2.300 euro.

Me mjetet që ndau Komuna e Gostivarit, rriten gjasat që të grumbullohen mjetet e nevojshme dhe këtyre ditëve Suadi të dërgohet në Bullgari.

Suadi është një nga katër fëmijët minoren të nënës vetushqyese Sherife Niçeju.
Komuna e Gostivarit ndihmon vogëlushin Suad për operacion

Publikuar: 03.01.2011 | 02:31
Lexuar: 639 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime