Barcelona pas xhiros së 17-të zë vendin e parë në tabelë me 46 pikë, e ndjekur nga Real Madridi me 41 pikë dhe një ndeshje më pak, kurse në vendin e tretë është skuadra Villareal.
Futbollistët e Barcelonës e filluan vitin 2011 me fitore ndaj ekipit të Levantes me rezultatin 2:1. Të dy golat për Barcelonën i shënoi Pedro Rodriguez.
Mjeshtrit u paraqitën pa disa lojtarë standardë, si Messi, Pique dhe Puyol.
Barcelona pas xhiros së 17-të zë vendin e parë në tabelë me 46 pikë, e ndjekur nga Real Madridi me 41 pikë dhe një ndeshje më pak, kurse në vendin e tretë është skuadra Villareal.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola u ankua për gjendjen e keqe në fushë, si dhe për mënyrën lojës së kundërshtarit.
Jemi munduar shumë në këtë ndeshje, kjo nuk është e mirë pasi siç dihet skuadrës sonë i konvenon loja me top të shpejtë. Çështja e dytë që më nervozon janë skuadrat të cilat kur luajnë në terrenin tonë mbrohen me 10 lojtarë, ka thënë Guardiola.
Po këtë kundërshtar, Real Madridi para një jave e pati deklasuar me rezultatin 8:0.