Për vitin 2011, arritëm që të sigurojmë 700 mijë euro, mjete këto të Bankës botërore, për ndërtimin e rrugës Forinë-Çegran, të cilat mund të shkonin në drejtim tjetër por falë angazhimit tim, vijnë në Çegran.
Në vazhdën e takimeve me qytetarët, kryetari i komunës së Gostivarit prof.dr.Rufi Osmani takoi mbrëmë banorët e Çegranit. Para qindra të pranishmëve, Osmani i shoqëruar nga kryetari i këshillit dr. Fadil
Zendeli dhe sekretari i komunës Naxhi Xhelili, njoftoi ë pranishmit me proejktet e realizuara dhe projektet të cilat planifikohen të realizohen në këtë fshat Brenda vitit 2011.
Sekretari Xhelili, i cili jeton në këtë vendbanim, shkurtimisht njoftoi të pranishmit me projektet të cilat janë realizuar në Çegran gjatë periudhës së shkuar: Janë asfaltuar dhe janë sanuar disa rrugë të fshatit, janë shtruar me pllaka bekatoni shumë rrugë të tjera, është investuar edhe në dy objektet shkollës fillore, si dhe është ndihmuar jeta kulturore në fshatin tonë, tha mes tjerash sekretari komunës.
Kryetari Osmani në fjalimin e tij u ndal në të arriturat e komunës së Gostivarit në periudhën e shkuar, si dhe konkretisht në projektet që planifikohen për këtë vit në territorin e Çegranit. Për vitin 2011, arritëm që të sigurojmë 700 mijë euro, mjete këto të Bankës botërore, për ndërtimin e rrugës Forinë-Çegran, të cilat mund të shkonin në drejtim tjetër por falë angazhimit tim, vijnë në Çegran.
Gjithashtu gjatë viti 2011, do të ndërtohet edhe segmenti i paasfaltuar i rrugës që çon prej Çegrani deri te autostrada, projekt ky i cili do të kap shifrën prej 100 mijë eurosh, tha Osmani. Ai gjithashtu i njoftoi të pranishmit se edhe në periudhën e ardhshme komuna do të vazhdojë të zbatojë sistemin publik-privat për realizimin e projekteve më të vogla, si dhe tha se në kuadër të ndërtimit të ndriçimit publik në rrugën kryesore do të bëhen përpjekje që të përmirësohet gjendja edhe në pjesët tjera të fshatit.
Osmani edhe banorët e Çegranit i porosit që më seriozisht ta trajtojnë procesin e regjistrimit dhe të bëjnë çmos që edhe mërgimtarët të përfshihen në këtë proces statistikor. Kryetari i komunës së Gostivarit, gjithashtu ftoi çegranasit që të paguajnë taksat komunale dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë për realizimin e projekteve me interes të përgjithshëm në vendbanimin e tyre dhe në komunën e Gostivarit në përgjithësi.
Në fund të takimit, kryetari Osmani u përgjigj në pyetjet e të pranishmëve. Në kuadër të sërës së takimeve me qytetarët, kryetari Osmani sonte me fillim në orën 18:30, do të takojë banorët e Forinës në mjediset e shkollës.