Lëvizja e indeksit të çmimeve me pakicë në vitin 2010 është e ndryshme për grupet e veçanta të prodhimeve. Rritje e indeksëve është vërejtur në grupet: prodhime industriale joushqimore për 6,2%, prodhime industriale ushqimore për 1,1%, shërbime për 0,4% dhe pije për 0,1%. Zvogëlim i indeksëve është vërejtur në grupin e prodhimeve bujqësore për 1,4%.
- Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë indeksi i çmimeve me pakicë në vitin 2010, në krahasim me vitin 2009, shënon rritje prej 2,6 për qind, ndërsa tek indeksi i shpenzimeve për jetesë ka rritje prej 1,6 për qind.
Indekset e çmimeve me pakicë dhe të shpenzimeve të jetesës në dhjetor të vitit 2010, në krahasim me muajin paraprak, u rritur për 0,7 për qind. Vlera e shportës konsumatore për ushqim dhe pije për një amvisëri katëranëtarëshe, e llogaritur në bazë të çmimeve me pakicë, për muajin dhjetor 2010 është 12.342 denarë dhe në krahasim me muajin paraprak është më i lartë për 1,1 për qind.
Lëvizja e indeksit të çmimeve me pakicë në vitin 2010 është e ndryshme për grupet e veçanta të prodhimeve. Rritje e indeksëve është vërejtur në grupet: prodhime industriale joushqimore për 6,2%, prodhime industriale ushqimore për 1,1%, shërbime për 0,4% dhe pije për 0,1%. Zvogëlim i indeksëve është vërejtur në grupin e prodhimeve bujqësore për 1,4%.
Lëvizje e indeksit të shpenzimeve për jetesë në vitin 2010, gjithashtu, ishte i ndryshëm për grupe të veçanta të konsumit. Rritje e indeksëve është vërejtur tek grupet: ngrohje dhe ndriçim për 8,7%, mjete të komunikacionit dhe shërbime për 3,7%, veshje dhe mbathje për 0,8%, banesë (taksë banimi, ujë dhe shërbime) për 0,6%, duhan dhe pije për 0,5%, higjienë dhe shëndet, kulturë dhe argëtim dhe restorante dhe hotele për 0,4% dhe ushqim për 0,3%. Zvogëlim i indeksit është vërejtur në grupin shërbime të tjera, të papërmendura në ndonjë vend tjetër për 6,1%.
Si rezultat i lëvizjeve të çmimeve me pakicë, rritje e shpenzimeve të jetesës prej 0,7 për qind në dhjetor të vitit 2010, në krahasim me muajin paraprak, është rezultat i indekseve më të larta të perimeve për 8,6%, yndyrërave për 4,3%, vezët për 2,4%, prodhimet e tjera ushqimore për 2,3%, përpunimet e mishit për 1,0%, përpunimet e peshkut dhe prodhimet qumështore për 0,8% dhe mishit për 0,6%. Zvogëlim të indeksit të shpenzimeve për jetesë në dhjetor 2010, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur tek pemët për 6,3%, prodhimet e grurit dhe qumështi dhe kosi për 0,3%. Gjithashtu, zvogëlim të indeksit të shpenzimeve të jetesës është vërejtur edhe tek aparatet elektrike për amvisëritë dhe ushqimin në restorante për 0,3% dhe mjete për arsim për 0,2%.