E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Isen Asani është lindur më 20 Janar 1967 në fshatin Dobrosht, komuna e Tearcës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme në Tetovë. Studimet për histori i mbaroi në Universitetin e Prishtinës.
Isen Asani, komandant nė luftė, kryetar nė paqe











ISEN ASANI - biografi

Isen Asani është lindur më 20 Janar 1967 në fshatin Dobrosht, komuna e Tearcës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme në Tetovë. Studimet për histori i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, periudhë e cila njihet me demonstrata studentore kundër okupatorit serb. Isen Asani që atë kohë u dëshmua si një prijës i ardhshëm, duke qëndruar ballë për ballë me shokët e tij të idealit kundra forcave barbare serbe dhe duke dalë fitimtarë.

Pas përfundimit të studimeve, Isen Asani, kthehet në fshatin e tij të lindjes, në fshatin Dobrosht. Si i sapodiplomuar, inkuadrohet arsimtar i historisë pranë shkollës fillore së fshatit ‘’Faik Konica’’, ku pati edhe përvojën e parë akademike. I ri në moshë, por i përgatitur tej mase profesionalisht, vendosi të le punën e mësuesit në shkollën fillore të fshatit, për të filluar me punë në shkollën e mesme profesionale të qytetit të Tetovës ‘’Mosha Pijade’’.

Ishte viti 2001, kur nisi edhe lufta çlirimtare në Maqedoni, ku do të sprovoj edhe patriotizmin e tij të vërtetë. I etur për triumf dhe liri, Isen Asani, menjëherë u rreshtua në radhët Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) ku më pas, falë aftësive të tija të strategu mendjemprehtë, ai do të emërohet edhe komandant i zonës. Gjatë luftës së 2001-shit, zona ku Isen Asani ka vepruar ushtarakisht, ka qenë njëra nga zonat më të sigurta dhe më të mbrojtura nga agresori sllav.

Isen Asani është kryetar i Komunës së Tearcës, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Ky është angazhimi i tij i parë në politikë.

Delegacion i jashtëm në Komunën e Tearcës
YllPress: Si fillon dhe mbaron një ditë ë zakonshme për ju?

Ditë të zakonshme për mua nuk ka. Unë si zakonisht zgjohem në ora 6.30 dhe çdo ditë me angazhime të reja deri në mbrëmje, ndërsa në mbrëmje bëj rezyme të punëve çfarë kam realizuar dhe çfarë jo, që të nesërmen mos t’i le pa përfunduar.

YllPress: Z. Asani, cila është gjendja juaj sociale?

Potencialin dhe energjinë pozitive që kam, dua tërësisht t’a jap për vendim tim ku jetoj dhe veproj, që më pas të flasin veprat. Vetëm interesi i qytetarëve është i përjetshëm dhe se politikanët janë vetëm kalimtarë të rastit nëpër institucione. Përndryshe, jam i martuar dhe kam dy fëmijë.

YllPress: Çfarë është familja për ju?

Për mua personalisht familja është e shenjtë.

Delegacion i jashtëm vizitë shkollës fillore "Kiril Pejçinoviq" - f.Tearcë
YllPress: Po shëndeti?

Shëndeti zë vendin e merituar në jetën time. Po ashtu, ne edhe si komb kujdesemi tepër për shëndetit, andaj edhe pyetja e parë kur takon një mik apo shok është: “Si je më shëndet!?”.

YllPress: Cili është hobi juaj?

Hobi im është leximi, ndërsa në kohë të lirë dal shëtis, duke shijuar bukuritë e Malit Sharr.

YllPress: Keni ndonjë vend apo ndonjë shtetet të preferuar?

Kam vizituar shumë shtete të Evropës, ndërsa vizita ime e fundit ka qene ne Irlandën e Veriut me një program studimor. Për mua shtete te preferuara janë Kosova dhe Shqipëria.

YllPress: Çfarë ju bën të lumtur dhe çfarë ju bën të pikëlluar?

Të lumtur më bëjnë realizimi i punëve të planifikuara dhe suksesi i përgjithshëm. Në jetën time asnjëherë nuk ka pasur vend për pikëllim! Por, zhgënjimi ndonjëherë më ka ardhur si pasojë e veprimeve të të tjerëve.

YllPress: Si e kaloni një fundjavë?

Takim me shokë dhe miq, duke biseduar për problemet qe na preokupojnë neve.

YllPress: Cili është ushqimi juaj i preferuar?

Ushqimet e lehta dhe ushqime vegjetariane.

YllPress: Çfarë muzike dëgjoni dhe cilat lloj filmash ju pëlqejnë?

Dëgjoj muzikë të folklorit burimor shqiptar, kënge kreshnike, muzikë të lehtë, serenata korçare. Nga filmat, pëlqej ato filma që ngërthejnë ne vetvete ngjarje të vërteta.

Vizita e kryeministrit Gruevski në Komunën e Tearcës
YllPress: Cili është libri i fundit që keni lexuar?

Unë posedoj bibliotekën time personale me mbi 5000 tituj librash dhe libri im i fundit që kam lexuar është nga Atë Zef Pëllumbi qe titullohet “Histori kurrë e shkruese” dhe dy librat tjerë që jam duke i përfunduar titullohen “Familjet e mëdha” nga Maurice Druon dhe “Diplomacia e fuqive te mëdha” nga Norman Rich.

YllPress: A keni ndonjë idol?

Idol për mua janë të gjithë personalitetet e mëdha që kanë lëne gjurmë në historinë përmbajtjesore të njerëzimit në kontekstin pozitiv.

YllPress: Në momente të vështira sa e rëndësishme është për ju mbështetja e dikujt? A këshilloheni?

Unë në jetën time kam përjetuar shumë gjera, edhe në luftë edhe në paqe. Nga natyra jam person që konsultohem çdo herë me miqtë e mi më të besueshëm dhe në një farë mënyre i konsideroj edhe si këshilltarët e mi. Kur më mungojnë këshilltarët zyrtarë të institucionit që drejtoj, marr vendime me kokën time, por gjithmonë duke ju referuar përvojës sime, nga që rrethanat, koha dhe hapësira ku ne jetojmë – është e kufizuar.

YllPress: Ndonjë mesazh për lexuesit e YllPress.com?

Unë ju përgëzoj për punën që bëni dhe uroj që viti 2011 të jetë vit i suksesit për stafin redaktues të YllPress-it, të keni ngritje në vizita dhe të plasoni informacione sa më të besueshme dhe objektive.

Publikuar: 04.01.2011 | 12:16
Lexuar: 1191 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime