E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas një sondazhi të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë 70% e firmave kanë tashmë "në përgjithësi ose së paku pjesërisht" vështirësi të gjejnë punonjës të kualifikuar të përshtatshëm për të zënë vendet e tyre të lira.
Gjermania kėrkon punonjės tė kualifikuar




Ky zhvillim vetëm sa do të përkeqësohet si rezultat i koniunkturës së mirë. Tani qeveria gjermane do t′iu hapë rrugën drejt tregut të punës imigrantëve të kualifikuar, duke njohur zyrtarisht diplomat e marra në atdhe.

Do të ndalet harxhimi i dijes

Në atdheun e tyre kanë qenë mjekë, inxhinierë ose mësues, në Gjermani ngasin taksi, shërbejnë në restorant, shkojnë pastrojnë ose jetojnë me mbështetje sociale. Bëhet fjalë për migrantë, diplomat e të cilëve nuk njihen në vendin ku jetojnë. Qeveria gjermane përllogarit që këtu në vend të jenë rreth 500.000 të diplomuar, të cilët nuk punojnë në profesionet e tyre. Këshilli i Eskpertëve për Integrim dhe Migrim bën fjalë në ekspertizën e vet vjetore për një "brain waste", pra harxhim dijeje. Kjo gjendje planifikohet të ndryshojë. Koalicioni në Berlin do të iniciojë në pranverë një ligj përkatës. Në të do të përmbahet një e drejtë ligjore për njohje të diplomave, thotë politikani liberal Serkan Tören:

"Ne kemi një potencial gjigant punonjësish të kualifikuar, inxhinierësh dhe profesionesh të tjera, të cilët nuk mund ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre, sepse nuk njihet diploma. Për këtë arsye kjo është për ne, për ekonominë tonë një ndihmë e jashtëzakonshme, sepse natyrisht kësisoj ne së paku mund ta amortizonim disi mungesën e punonjësve të kualifikuar. Për njerëzit prekur kjo do të thotë: dalje nga asistenca Hartz IV ose hyrje në një profesion që qëndron më lart. Pra, një ndihmë e jashtëzakonshme për të prekurit, një lehtësim për njerëzit, që deri tani nuk dinë se ku të shkojnë me dëftesat e tyre."

Puna e zyrave të njohjes së diplomave do të racionalizohet

Aktualisht me njohjen e diplomave të huaja merren 400 zyra të ndryshme në Gjermani. Për shembull nëse është fjala për të diplomuar me provime shteti, me ta merret federata. Në rastin e mjekëve kanë të drejtën e fjalës edhe shoqatat profesionale dhe shoqatat e mjekëve. Zanatçinjtë nga ana tjetër i nënshtrohen mbikëqyrjes së dhomave rajonale të zanatçinjve. Me ligjin e ri në të ardhmen do të ketë në çdo komunë një qendër kontakti, thotë Tören. Personi i prekur do të ketë pastaj edhe një të drejtë ligjore që procedura e njohjes të mbyllet shpejt. Përgjigja e zyrës së verifikimit për bërësin e kërkesës do të jepet brenda gjysmë viti.

Për shembull, me njohjen e pjesshme inxhinierët mund të punonin si teknikë. Në vitin e krizës 2009 në ekonominë gjermane mbetën pa u zënë 34.000 vende për inxhinierë. Ngushtica ka edhe te infermieret për të moshuarit ose te elektriçistët. Në sajë të rënies së lindjeve mungesat për punonjës të kualifikuar do të vijnë duke u acaruar, mendojnë ekspertët.

Publikuar: 04.01.2011 | 03:43
Lexuar: 603 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
florimi (23/03/2011 19:56:28) pershendetje , a ka mundesi qe te me informoni se se mund te bej nje kerkes per te punuar ne gjermani per te punuar pasi profesioni im i pergjigjet kesej kerkese te shtetiti gjerman, faleminderit per mirekuptim.
ardion shehaj (26/03/2011 12:24:53) prsh,jam nje 24 vjecar dhe zanati ime eshte PLLAKAXHI.une jetoj ne gre****bashke me te fejuaren time ne kete periudhe,por gjerat jan shume te veshtira dhe do te deshiroj te shkoja te punoje ne gjermani.nuk di gjuhe te huaj pervec,GREQISHTES DHE SHQIPES.ju faleminderit.
Bujar (25/05/2012 00:03:01) Pershendetje, jam Bujari nga Kosova, punoj si infermier qe 8 vite, jam duke vijuar kursin e gjuhes gjermane dhe deshiroj te punoj ne gjermani, ju lutem a ka mundesi te me ndihmoni dhe te me njoftoni se si mund te aplikoj, ju faleminderit per minkuptim

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime