E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani, gjatë fjalimit të tij para banorëve të Forinës, preku më shumë çështje që kanë të bëjnë me projektet e planifikuara në interes të Forinës, komunës së Gostivarit, por edhe me çështje të përgjithshme.
Kryetari i komunės sė Gostivarit, takim me banorėt e Forinės










Karvani i takimeve me banorët e vendbanimeve më të mëdha rurale të Gostivarit, dje u ndal në Forinë. Qindra qytetarë u tubuan në shkollën e këtij fshati , që të njoftohen për së afërmi me rezultatet e deritashme të komunës së Gostivarit, sfidat që e presin atë në periudhën në vijim si dhe për të parashtruar pyetje kryetarit të komunës.

Të pranishmit, me projektet e realizuara në këtë vendbanim në periudhën e deritashme prej një vjet e gjysëm, të kësaj përbërjeje të Komunës së Gostivarit, i njoftoi Labinot Musliu, i punësuar në administratën komunale, ndryshe banor i Forinës. Ndër të arriturat e komunës sa i përket këtij vendbanimi, ai përmendi investimet në shkollën periferike në Forinë, ndërtimin e parkingut në qendër të fshatit, sanimin e rrugës kryesore që kalon nëpër fshat, intervenimet në shtratin e lumit Jahorka, investimet në kanalizim me vlerë 20 mijë euro, përmirësimin e ndriçimit publik në fshat si dhe punësimet që janë bërë në Komunë dhe në ndërmarrjen publike të personave nga po i njëjti fshat.

Kryetari i komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani, gjatë fjalimit të tij para banorëve të Forinës, preku më shumë çështje që kanë të bëjnë me projektet e planifikuara në interes të Forinës, komunës së Gostivarit, por edhe me çështje të përgjithshme.
Kryetari i komunës së Gostivarit, takim me banorët e Forinës

“Unë nuk ju premtova as kanalizime as asfaltime. Unë ju premtova se do të qeverisim me nder dhe se kulaçin do ta ndajmë në mënyrë të barabartë. Ju premtova gjithashtu se rreth meje do të kem një ekip të ri dhe se do ta ndërrojmë qeverisjen në emër të popullit. Kjo është diçka që vlen më shumë se numrat, sepse numrat kanë rëndësi por nuk manifestojnë të vërtetën për të cilën ne si shqiptarë kemi vuajtur me shekuj”, theksoi Osmani

Ai tha se Komuna e Gostivarit është e vetmja komunë që ka fituar disa kredi nga banka relevante ndërkombëtare dhe të gjitha ato kredi janë afatgjate me normë shumë të ulët interesi. “Ua them këtë sepse duhet ta pranojmë se jemi popull i varfër dhe kemi shtet që na trajton si me e pasur njerkë.

E vetmja mënyrë që ne të dalim nga ky qorrsokak është partneriteti me organizmat ndërkombëtare joqeveritare dhe financiare, si dhe partneriteti me njëri-tjetrin, respektivisht të zgjedhurit dhe qytetarët. Këtë partneritet unë e kam menaxhuar me shumë sukses dhe vitet që i kemi para, do të jenë vitet që ne do të dalim me rezultate shumë më të mëdha nga ato që i kemi folur deri më sot”, potencoi Osmani.

Ndër projektet e planifikuara për vitin 2011 Osmani përmendi investimet në rrjetin e kanalizimit në vlerë prej 100 mijë euro nga buxheti komunal, ndërtimin e rrugës Forinë-Çegran me të gjitha standardet përkatëse me vlerë 700 mijë euro, si dhe asfaltimin e rrugës Çegran– Tumçevisht që edhe forinasve ua shkurton qasjen deri te autostrada Gostivar-Shkup.

Për sferën e arsimit, kryetari Osmani bëri të ditur se në vijim është procesi i mëvetësimit të Shkollës fillore të Forinës, por në këtë rrafsh bëhen obstruksione nga individë të caktuar. “Shkolla e Forinës i plotëson të gjitha kushtet për t’u pavarësuar, por kryetari i komisionit për arsim në Kuvendin republikan e bllokon këtë proces. Unë së bashku me drejtorin e shkollës kemi në plan që kjo shkollë të mbajë emrin e heroit të flamurit, dr. Shpend Useinit”, nënvizoi kryetari Osmani
Kryetari i komunës së Gostivarit, takim me banorët e Forinës

Kryetari i komunës së Gostivarit, u ndal edhe në Ligjin për legalizimin e objekteve pa leje, të cilin ai e cilësoi se nuk i plotëson kriteret dhe kërkesat e shqiptarëve dhe nuk do të riparojë dëmet që i ka bërë ish kryetari i komunës së Gostivarit. Ai gjithashtu u bëri me dije të pranishmëve se duhet t’i kushtojnë rëndësi më të madhe transferimit të pronave të tyre dhe të parëve të tyre, që ato t’i kenë në pronësi të vet e jo si pronë e Republikës së Maqedonisë.

“Në këtë drejtim, do ta keni mbështetjen tonë dhe në Komunë do të formojmë një shërbim të posaçëm i cili do t’ju asistojë me këshilla juridike dhe në përgatitjen e dokumentacionit përkatës për të realizuar të drejtën mbi pronën të cilën realisht e posedoni”, nënvizoi Osmani.

Përveç tjerash, kryetari i komunës, u ndal edhe në procesin e regjistrimit të popullatës i cili është në prag, si dhe në problemet rreth Bashkësisë lokale, duke premtuar se në një të ardhme të afërt, ky vendbanim do të fitojë kryesi legjitime të BL-së, pas një procesi demokratik ky do të përfshihet një përqindje e nevojshme e banorëve.

Takimi në Forinë, përfundoi me pyetje të të pranishmëve të cilave iu përgjigj kryetari komunës së Gostivarit, prof.dr. Rufi Osmani.

Publikuar: 04.01.2011 | 07:38
Lexuar: 635 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime