E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në emër të Klubit “Debreshi” kontratën e nënshkroi kryetari i këtij klubi Hajredin Osmani. “Me nënshkrimin e kësaj kontrate, bëmë një hap konkret drejt zgjidhjes të një problemi shumë të madh për bashkëfshatarët tonë dhe presim që kjo të realizohet ashtu siç është më mirë”, u shpreh ai.
Nėnshkruhet kontrata ndėrmjet Komunės sė Gostivarit dhe Klubit “Debreshi”






Kryetari i komunës së Gostivarit dhe kryetari i Klubit të emigrantëve “Debreshi“ në Zvicër, nënshkruan sot kontratë për participim financiar në ndërtimin e basenit për ujësjellësin e fshatit Debresh.

Me këtë kontratë, klubi “Debreshi” obligohet që pas përfundimit të procesit të tenderimit dhe përzgjedhjes së realizuesit të punëve, në xhiro-llogarinë e Komunës së Gostivarit të transferojë 50 mijë euro, mjete këto të cilat do të shfrytëzohen për ndërtimin e basenit, si fazë e parë e zgjidhjes së problemit me ujë të pijshëm ne fshatin Debresh.

“Mendoj se në këtë mënyrë ne japim një shembull pozitiv në zbatimin e partneritetit privato-publik, respektivisht partneritetin komunë-qytetarë, në zgjidhjen e problemeve jetike të qytetarëve.

Ky shembull le të jetë një nga motot tona kryesore në absolvimin e projekteve me rëndësi kapitale si për Debreshin ashtu edhe për qytetarët e komunës së Gostivarit në përgjithësi”, deklaroi Osmani me rastin e nënshkrimit të kontratës.
Nënshkruhet kontrata ndërmjet Komunës së Gostivarit dhe Klubit -Debreshi-

Në emër të Klubit “Debreshi” kontratën e nënshkroi kryetari i këtij klubi Hajredin Osmani. “Me nënshkrimin e kësaj kontrate, bëmë një hap konkret drejt zgjidhjes të një problemi shumë të madh për bashkëfshatarët tonë dhe presim që kjo të realizohet ashtu siç është më mirë”, u shpreh ai.

Faza e parë e projektit për ujësjellësin e Debreshit, pritet të kushtojë rreth 150 mijë euro, prej të cilave 100 mijë do t’i investojë Komuna e Gostivarit, ndërsa 50 mijë vetëfinancim i popullatës lokale.

I gjithë projekti i cili përfshin edhe rikonstruimin e plotë të rrjetit të ujësjellësit, sipas para-llogarive, mund të kushtojë prej 310 deri në 400 mijë euro.

Debreshi është vendbanimi në të cilin problemi rreth furnizimit me ujë të pijshëm, është më i shprehur në komunën e Gostivarit.

Publikuar: 04.01.2011 | 16:20
Lexuar: 706 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
enisa (17/02/2012 23:48:40) flm shumm

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime