E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Megjithatë, gjallërimi i portierit rebel erdhi në përfundim të karrierës së tij. Ai ishte vetëm një portier rezervë për Gjermaninë në Kupën e Botës 2002, por pastaj zuri vendin si portieri i parë i kombëtares gjermane në Kupën e Botës 2006, ku përfunduan të tretë.
Lehmann: Suksesi vjen me punė


Ngadhnjim Halilaj

Me një karrierë prej 20 vjetësh me skuadra si AC Milan, Arsenal, Schalke, Borussia Dortmund dhe Stuttgart, Jens Lehmann udhëtoi nëpër botë dhe grumbulloi një mori çmimesh, përfshirë medaljet në Kupën e Evropës dhe në kampionatin anglez e gjerman.

Megjithatë, gjallërimi i portierit rebel erdhi në përfundim të karrierës së tij. Ai ishte vetëm një portier rezervë për Gjermaninë në Kupën e Botës 2002, por pastaj zuri vendin si portieri i parë i kombëtares gjermane në Kupën e Botës 2006, ku përfunduan të tretë.

Dy vjet më vonë, Lehmann përsëri ishte zgjedhja e parë në portën e gjermanëve, duke e dërguar kombëtaren e tij deri në finale të Euro 2008.

Sikurse shumica e portierëve të tjera, Lehmann ishte një lojtar kompleks dhe i sinqertë, por performancat energjike të tij më 2006 i siguroi atij një vend në zemrat e miliona tifozëve.

Pas disa muajve prej se është përshëndetur nga futbolli, Lehmann ka dhënë një intervistë, ku tregon për jetën e tij larg futbollit dhe se si e kalon kohën e lirë.

“Tani pa dyshim që kam më shumë kohë të lirë sesa kam pasur dikur, edhe pse unë gjithmonë e kam shijuar futbollin, dhe unë nuk e bëj këtë tani. Ajo është pjesa tjetër e monedhës”, është shprehur Lehmann. “Mua më mungon koha kur luaja në fushë, dhe aktualisht më mungojnë edhe stërvitjet ditore. Sikurse kam thënë, është gjithmonë një gjë që shijohet, edhe pse ndonjëherë është një punë shumë torturuese”, shtoi gjermani.

Sa i përket të arritjeve të tanishme të kombëtares së Gjermanisë, ai ishte përplot lëvdata.

“Para Kupës së Botës, askush nuk e dinte për siguri se çfarë mund të bënte ekipi aktual i kombëtares, kështu që ajo që ndodhi ishte një befasi pozitive. Loja dinamike dhe në përgjithësi jo vetëm që ishte e kënaqshme, por performancat e Sami Khediras dhe Mesut Oezil ishin një befasi e vërtetë. Ata kanë shkëlqyer në skenën ndërkombëtare. Tani ata gjenden që të dy në njërin prej klubeve më të mëdha në botë, dhe ju duhet t’i admironi ata për këtë. Megjithatë, në fund të fundit përmirësim nuk pati nga KB 2006, sepse Gjermani përfundoi sërish në vendin e tretë. Këtu duhet punuar ende. Nuk mjafton vetëm të luash futboll atraktiv dhe të shkosh deri larg, por ju duhet të fitoni trofe kohë pas kohe”, komentoi Lehmann.

Mirëpo, kjo nuk ishte e gjitha, pasi që gjermani shpjegoi edhe se në çfarë i duhet Gjermanisë të punoj për të arritur sukses në të ardhmen. “Askush nuk mund të thotë me siguri të plotë se çfarë duhet bërë, sepse në skuadër ka talent me bollëk, por ajo çfarë duhet për të fituar është që të shtysh vetveten përtej limiteve tuaja. Neve na mbetet të shohim se nëse ky ekip me të rinj ka karakterin e duhur për këtë. Lojtarët e rinj sot janë më të përkëdhelur që nga faza e formimit të tyre, kështu që ne duhet të sigurohemi që këta djelmosha janë të përgatitur të kalojnë përmes ferrit. Kjo është sfida kryesore për gjeneratën e ardhshme”, shpjegoi legjenda gjermane.

Publikuar: 05.01.2011 | 11:56
Lexuar: 192 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime