Shumë shoferë, sidomos të rinjtë, kanë përvojë të dobët ndoshta edhe kurrfarë në lëvizje nëpër borë. Numri i madh i drejtuesve gjatë kohës së dimrit në rrugë e parashtrojnë pyetjen se për udhëtim a ta shfrytëzojnë autostradën moderne apo rrugët e dëshmuara të vjetra të cilat me dekada janë duke u shkelur.
Tek shumë shoferë dilema është edhe më e madhe, nëse gjithsesi duhet të udhëtojnë me automobil, ndërsa në ndërkohë është paralajmëruar mundësia e rënies së borës së madhe. Tek shumë drejtues ekziston frika e madhe nga ecja në borë, pasi që thjesht nuk kanë pasur rastin që të ngasin makinën në kushte të këtilla, ndërsa zinxhirët për borë i janë shumë të panjohur dhe nuk dinë si ti vendosin në rrota.
Edhe më i vogël është numri i atyre që dinë me saktësi të vlerësojë se kur është momenti i duhur për vendosjen e tyre në rrota. Në këto momente janë plotësisht të hutuar dhe nuk e kanë të qartë se a duhet zinxhirët ti vendosin sapo të fillojë bora, apo ka ndonjë tolerim.
Kujdes, kur të niseni në rrugë të gjatë
Për të gjithë shoferët të cilët nuk kanë përvojë të makinës nëpër borë, ndërsa përgatiten për rrugë të gjatë, dhe me këtë rast kurrë nuk i kanë përdorur zinxhirët, do tju këshillonim që në një rrugë të këtillë të mos nisen, vetëm në qoftë se nuk kanë rrugëdalje tjetër.
Nëse e konsiderojnë që në këtë rrugë do ti përcjellë sasia shumë e madhe e borës së rënë më së miri është të heqin dorë nga kjo gjë. Fitimi i përvojës për ecje në borë nëpër rrugë të gjatë nuk është e rekomanduar, pasi që duhet të mendoni për jetën tuaj dhe të bashkudhëtarëve, por edhe për jetën e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Ecja e parë, në rrugën pa trafik
Ecja e parë, apo disa prej tyre, nëpër borë është mirë dhe më sigurt ti bëni nëpër rrugën pa trafik apo në parkingje ku rreziku ndaj të tjerëve është minimal. Tjetër gjë janë këshillat tona në letër, përkatësisht në ekran, e tjetër gjë ndjenja në timon e cila është individuale për secilin person, ndërsa aftësia për lëvizjen e makinës nëpër borë (me apo pa zinxhir) arrihet vetëm me praktikë, përkatësisht me ushtrime, por siç thamë jo në rrugën me trafikun e mbushur me automjete dhe me këmbësorë.
Secili vozitës do të duhet ti provojë që zinxhirët të mësojë ti vë në të terur, përpara shtëpisë apo ndërtesës ku banon për ta parë se a dini ta bëni këtë gjë, duke pasur parasysh që vënia e zinxhirëve për borë në rrugë apo përskaj rrugës është shumë më e vështirë dhe më e ngadaltë, pasi që duhet të gjunjëzoheni në borë, ku do tju pengojë akulli dhe bora e grumbulluar nëpër pjesët e caktuara të veturës, ndërsa edhe temperatura e ultë ua ngrin gishtërinjtë dhe ua pamundëson shtrëngimin e mirë të zinxhirëve për goma. Duket e thjeshtë, por besoni që keni shumë punë për të bërë.
Veproni sipas rregullave
Sa i përket asaj se kur është momenti i duhur për vendosjen e zinxhirëve për borë, duhet të vihen atëherë kur policia e trafikut u kërkon këtë gjë nga ju, ndërsa në kushtet tjera duhet vet të vlerësojë vozitësi, e cilat përcaktohet sipas gjendjes në rrugë, ndërsa rregullat thonë:
Pajisja e dimrit duhet gjithsesi të vihet kur në rrugë ka më shumë se 5 centimetra borë. Pajisjet e dimrit me peshë më të rëndë të lejuar deri në 3.5 tonë përfshijnë 4 goma të dimrit, apo të verës, me thellësinë minimal të profilit prej 4 mm si dhe zinxhirët për borë për të gjitha rrotat!
Nëse në automobil i keni katër gomat radiale të verës duhet në rrotat e tërheqjes të vëni zinxhirët për borë kur në rrugë ka më shumë se 5 cm. borë. Megjithatë, nga përvoja po flasim se vozitësit me përvojë dhe me aftësi mund të vozisin edhe deri në 10 cm borë me vetëm goma të dimrit, apo të verës pa zinxhir. Nëse këtë përvojë dhe dije nuk e keni, dhe nuk dëshironi të qëndroni në shtëpi, më së mirë veproni sipas rregullave.
Pra, mësoni si ti vëni zinxhirët. Mos harroni në rrugën e tharë, trotuarin e lagësht pas borë e akull gjithsesi hiqeni zinxhirët. Nëse ka aq shumë borë më së miri shfrytëzoni autostradën, pasi që më mirë pastrohet dhe është më e sigurt. Ju dëshirojmë rrugëtim të sigurt.