E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Nuk dua që ta shkruaj këtë libër, por më duhet ta bëj. Kam shpenzuar 200 mijë sterlina për çështjen time në gjykatë dhe ndërkohë kam nevojë për para për t’u mbrojtur dhe për të vazhduar planin tim me ‘Wikileaks’”, ka deklaruar dy ditë më parë Julian Assange, pas nënshkrimit të fundit të një kontrate prej 1 milion e 200 mijë eurosh për publikimin e autobiografisë së tij, si dhe historisë së sajtit që bëri bujë në botë gjatë muajve të këtij viti, përmes nxjerrjes së sekreteve të Pentagonit dhe të diplomacisë amerikane.
Sipėrmarrja e fundit e Assange: “Njė libėr pėr tė paguar gjyqet”






Bie dakord që për botimin e autobiografisë së tij të marrë 1.2 milionë euro

“Nuk dua që ta shkruaj këtë libër, por më duhet ta bëj. Kam shpenzuar 200 mijë sterlina për çështjen time në gjykatë dhe ndërkohë kam nevojë për para për t’u mbrojtur dhe për të vazhduar planin tim me ‘Wikileaks’”, ka deklaruar dy ditë më parë Julian Assange, pas nënshkrimit të fundit të një kontrate prej 1 milion e 200 mijë eurosh për publikimin e autobiografisë së tij, si dhe historisë së sajtit që bëri bujë në botë gjatë muajve të këtij viti, përmes nxjerrjes së sekreteve të Pentagonit dhe të diplomacisë amerikane.

“600 mijë euro do paguhen nga botuesi amerikan dhe 350 mijë nga botuesi britanik”, ka deklaruar themeluesi i “Wikileaks” për një gazetë britanike. Bëhet fjalë për një libër që do të publikohet në pranverë të vitit 2011. Duket se për momentin Assange nuk ka rrugëdalje tjetër financiare veçse të shesë librin e tij. Bankat dhe institucionet e tjera financiare me të cilat operonte deri pak javë më parë, ia kanë mbyllur derën. Gazetari australian është i detyruar tani që të jetojë me shumë kursime në një vilë të shekullit të 17, vilën e mikut të tij Vaughan Smith, në periferi të Londrës. Dhe në këto rrethana të vështira i ka mbetur arma e vetme për momentin: pena. Për gjetjen e burimeve financiare për t’u mbrojtur në çështjen gjyqësore në lidhje me akuzat e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dy femra i duhen para dhe jo pak para. Por për Assange akuza që në njëfarë mënyre e “frikëson” më shumë është ajo e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, që e ka cilësuar “terrorist informatik”. Assange ka shpjeguar se nëse gjykata do të lejojë që ai të ekstradohet në Suedi, do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme edhe ekstradimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Nëse amerikanët do të arrijnë të më fusin në një qeli, atëherë jam i sigurt se zor se do të dal më që andej”, ka deklaruar Assange. Ja përse ai kërkon që të mbledhë para dhe shumë para.

Suksesi i ka kushtuar shumë sajtit. Sipas një gazete, tani shpenzimet për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e tij janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Fillimisht është rënë dakord që stafit t’i paguhet rrogë, duke nisur që nga Assange, i cili ka marrë 66 mijë euro nga dhurimi i një fondacioni gjerman, që ka për detyrë edhe mbledhjen e donacioneve. Çështjet ligjore të Assange, të cilat deri më tani i kanë kushtuar 500 mijë dollarë, përbëjnë edhe shpenzimin më të madh të sajtit për këtë vit. Dhe kjo, sipas Assange, pavarësisht faktit se avokatët i kanë “dhuruar” shumë nga koha e tyre.

Assange ka njoftuar se në fillim të vitit të ardhshëm do të vazhdojë publikimi i dokumenteve të tjera të rezervuara dhe këtë herë në qendër të vëmendjes do të jenë bankat amerikane. Ndërsa për sa u përket dokumenteve të tjera amerikane në lidhje me çështjet e diplomacisë, ato do të publikohen gjithashtu në fillim të muajit janar.

Së fundi pronësinë e këtyre materialeve, pavarësisht nga “Wikileaks”, e ka edhe një gazetë norvegjeze “Aftenposten”: “I kemi të gjitha dokumentet, por do të publikojmë vetëm ato që janë të rëndësishme për lexuesin tonë, pavarësisht nga strategjia që ka ndjekur ‘Wikileaks’”, ka deklaruar kryeredaktori i gazetës norvegjeze.

Më 11 janar do të nisë në Londër procesi për të vendosur në lidhje me ekstradimin e kërkuar nga autoritetet suedeze për Julian Assange. Avokatët e dy vajzave që e akuzojnë Assange kanë dalë në kundërsulm: “Klientet tona nuk kanë të bëjnë fare me CIA-n dhe nuk e kanë bërë kallëzimin as të nisura nga hakmarrja personale, as të nxitura nga ndonjë premtim për para. Ato kërkojnë vetëm drejtësi, sepse janë dhunuar në integritetin seksual”. Por sigurisht që nuk e mendon kështu Assange, i cili mban vazhdimisht një lidhje shumë të fortë me median. “Ajo që më akuzon për shkelje të integritetit seksual më ka bërë foto nudo, më ka organizuar një festë për nderin tim në shtëpinë e saj dhe ka këmbëngulur që të qëndroja në shtëpinë e saj. Për mua Suedia është Arabia Saudite e feminizmit”.

Publikuar: 05.01.2011 | 13:17
Lexuar: 619 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime