E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një ditë në zyrat e aplikimit për karta identiteti nis kështu: në orën tetë jashtë dyerve të tyre janë gjithmonë minimumi pesë apo gjashtë persona që presin sa të ngrihen qepenat ( zakoni I zënies së radhës minimumi vijon akoma si dukuri tek ne).
Kartat e Identitetit, risia qė lumturon shqiptarėt












Lorena Kollobani



Urdhri i qeverisë me sa duket së fundmi ka arritur faqet e fundit të “Mitit të Sizifit” ose më përkatësisht pjesën kur i dënuari e mbart gurin me dëshirën e tij dhe madje edhe lumturohet nga ajo që bën.

Duke qenë mes aplikantëve të kryeqytetit gati përditë për tre muaj rresht gjatë kohës që ata aplikonin por dhe gjatë kohës që tërhiqnin kartat mund të shohësh tipa nga me të ndryshmit, sjellje nga të gjitha amplitudat e reagimeve, fjalë të fjalorit shqip-shqip apo dhe atij të Edmond Tupes duke lënë të vetmen gjë konstante, atë të mrekullimit që ju ndodhte të pajisurve me karta identiteti.

Një ditë në zyrat e aplikimit për karta identiteti nis kështu: në orën tetë jashtë dyerve të tyre janë gjithmonë minimumi pesë apo gjashtë persona që presin sa të ngrihen qepenat ( zakoni I zënies së radhës minimumi vijon akoma si dukuri tek ne).

Ndërsa fillojnë aplikimin ka nga ata që sa ulen dhe ngrihen duke u “përndjekur” nga operatorët drejt gjendjes civile që të marrin çertifikatë personale me fotografi pasi janë paraqitur për të aplikuar me çertifikatë familjare gjë që nuk lejohet.

Në 8 e 20 ( pas hapjes së kompjuterëve dhe nisjes së aplikimeve të para) dëgjon ndoshta dhe të sharat e para apo pyetjet e një pas njëshme të të “ përndjekurve” të çastit.

“ E do voten time ti? Ja pra ti s’ke për ta marrë. S’do votoj fare” është dhe hakërrimi i parë që një qytetar I bën operatorit, një djaloshi jo më shumë se 20 vjeç që e vetmja gjë që rezultoi se dinte për politikën ishte se Edi Rama ka pastruar Lanën.

Ndërsa të “përndjekurit” kthehen më pas me çertifikatë në dorë dhe “triumfatorë” ka dhe nga ata që nga nervat apo dhe nga taksat e gjelbërimit nuk vinë më për të aplikuar, të paktën për atë ditë.
Ka nga ata aplikantë të tjerë që gjatë gjithë kohës së aplikimit “habiten” me ecurinë e teknologjisë.

Fakti se firma shkruhet dhe nuk shihet aty ku kalon lapsi por në ekran ju duket vërtet si ato firmat e “jashtë shtetit”, dhe një buzëqeshje me veteveten pasohet nga një tjetër mrekulli për ta: ajo e marrjes së shenjave të gishtave ku pasi I shohin në ekran fillojnë komentet të cilat janë të tipit: “ hë më kërkon policia” “ tani s’bëj më dot krim” ‘ bo bo po gishtat e këmbëve do na I merrni”, “ dalin gjë te shenjat tradhtitë që kam bërë”, “ pse s’mi merr shenjat kjo ça kanë duart e mija’ etj etj.

Sanksionet që do të nisin të zbatohen nga mesi i prillit për ata që nuk kanë aplikuar duket se po godasin pamëshirshëm deri tani vetëm ata, operatorët. Njerëzit ndryshe nga janari dhe fillimi i shkurtit të cilët paraqiteshin për të aplikuar, ishin vetëm nja 50 apo 60 veta pasditeve për njësi, ndërsa tashmë zaptojnë dyert e zyrave të “Aleatit” duke mos i lënë operatorët as të kenë kohë për në banjo. Shifrat e muajit mars për një ditë kapin 130 aplikime minimumin i vetëm pasditen e një ditë me shi për vetëm një njësi.

Por nuk janë vetëm sanksionet që i kanë detyruar njerëzit të aplikojnë. Ka dhe nga ata si psh nga Klajdi K djali 22 vjeçar I cili tha për Standard se “ karta e ID më shpëtoi për dhjetë vjet nga çertifikatat. Se ke idenë ça çlirimi ndjej”.

Ndërsa Hanke Sh nga ana tjetër një plakë e paralizuar dhe e veshur shumë trash nga I ftohti, pyetjes se pse e donte kartën u përgjigj në mënyrë ironike. “ Dua të shkoj në qiell me të.” I biri që dukej se ishte shkaktari që e kishte sjellë atë aty të aplikonte ju drejtua së ëmës “ të paktën do fluturosh me identitet”

Procesi i aplikimit ka shkuar dhe më tej. Kartat e para kanë filluar të shpërndahen.

Bashkë me shpërndarjen e tyre kanë filluar dhe radhët e mëdhaja të njerëzve për ti marrë ato. Ndërsa shikon turmën e tyre nuk mund të mos vëresh njerëzit që shtyhet me faturat e aplikimit në dorë. Ata që janë më afër tavolinës së shpërndarjes sikur edhe një tërmet po të binte nuk do tua largonte mendjen nga super fokusimi mbi kartat që kontrollohen në afërsi të tyre.

Pas tyre ka nga ata që duke qenë se janë disa njerëz larg kartave, zgjasin kokën mbi kokat e atyre që kanë përpara për të shuar kuriozitetin. Dhe sa acarohen dhe mërziten disa që ikin pa e marrë kartën pasi ajo është vonuar më shumë për tu prodhuar se ajo e komshiut të tij që sa po e mori dhe që ka aplikuar ndoshta një ditë pas tij.

Ndërsa operatorët “ nxjerrin sytë” duke kontrolluar kutitë me karta ( ku shkronjat m, n, a, kanë karta pa fund” ka dhe nga ata aplikantë që nervozohen dhe humbin durimin dhe e bëjnë atë faturë në dorë si të larë me lavatriçe nga që e shtrëngojnë shumë në radhë.

Megjithatë kjo kartë duket sikur është magjike. Duke lënë mënjanë ata persona që për shkak të regjistrit online të gjendjes civile kanë në kartë ndonjë të dhënë gabim kjo dhe për shkak të vëmendjes së tyre të pakët gjatë leximit, pjesa tjetër apo më mirë gati të gjithë nga ajo dhomë shpërndarje kartash gati 1 m me 1 dalin të lumtur.

Ekzaktësisht një shqiptar i sapo pajisur me kartë pasi vë kodin e tij sekret me katër shifra nga ajo dhomë del me sytë ngulur kartës, me atë buzëqeshjen e atij fëmijës që ka në dorë atë lodrën që ka ëndërruar për një kohë të gjatë dhe me atë kokën e ulur mbi kartë. Më së shumti sytë i kanë mbi fotografinë) ecin ashtu për shumë gjatë.
Po çfarë ju bën ajo kartë e vogël identifikimi që I gëzon këta njerëz kaq shumë? “Identifikimi në Europë” tha Gëzim H 43 vjeç teksa dilte nga zyrat me gocën e tij 9 vjeçare prej dore.

“ Unë gëzohem se i hoqa një barrë vetes. Mbarova një punë që duhet ta kisha bërë më parë. Ndjehem I lehtësuar tani” thotë Abdulla Hysa
“ Ne më në fund po bëhemi me dokumente, po bëhemi si bota” shton një grua me flokët e prera shkurt me ngjyrë të kuqe të errët.

´Do votoj me këtë” shtojnë dhe shumë qytetarë të tjerë, përgjigje kjo që na kujton një pjesë të serialit “ The Simpson” ku vendi ynë shfaqej si një vend që eksportonte ide politike nëpër botë.

Dhe në fakt ne shqiptarët e duam shumë politikën sepse duke u radhitur si e dyta pas sanksioneve aplikuesit e kartave të kryeqytetit të paktën ( aq sa kemi pasur mundësi të vëzhgojmë për këto 3 muaj gati për ditë) aplikojnë mbi të gjitha nga dëshira për të votuar e pastaj se pse nuk kanë dokumente identifikimi.
Është më se e vërtetë që Kartat ID janë një rrugë universale për të vërtetuar identitetin.

Foto identifikimi ( pasi shumica e njerëzve përqendrohen te fotoja prandaj po e quajmë ashtu) përveçse të kujton se cili je dhe të shmang nga dokumentet e shumta.

Rasti emergjencave kërkon dokument “portativ” gjithashtu.
Disa të tjerë parapëlqejnë të bëjnë një fotografi tani që pas 10 vitesh ata të mundin të shohin dhe njëherë në kuletë fytyrën tyre dikur, me më pak rrudha dhe me më shumë flokë.
“ Te kjo fotografi moj vajzë më ke nxjerrë si gocë të re se s’më duken rrudhat “ shton Vjollca teksa I tregon operatores që I ka bërë aplikimin fotografinë e kartës.

Është pjesë e natyrës njerëzore që gjithmonë dëshiron atë gjë që nuk ke, dhe shqiptarët nuk kanë pasur një Kartë ID kështu që mungesa e saj të cilën gjithë bota e ka I bën këta njerëz krenarë edhe më krenarë për identitetin e tyre aq shumë të përfolur dhe aq pak të vërtetuar deri tani.




Publikuar: 03.04.2009 | 02:24
Lexuar: 1431 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime