Administratori i NASAs, Charles Bolden, ka emëruar, si shefin e tij shkencor, Valid Abdalatij.
Administratori i NASAs, Charles Bolden, ka emëruar, si shefin e tij shkencor, Valid Abdalatij. Ai do të jetë këshilltari kryesor i administratorit të agjencisë sa u takon çështjeve shkencore të programit, planifikimit strategjik dhe të investimeve, ka bërë të ditur NASA.
Në punën e tij të re, Abdalatij, i cili deri më tani ushtronte detyrën e drejtorit në Qendrën për studimin dhe vështrimin e Tokës pranë Univerzitetit të Kolorados në Boulder, ai tani do të sigurojë zbatimin e programeve shkencore të NASAs të cilat do të jenë në përputhje me objektivat e Shtëpisë së Bardhë.
Hulumtuesi polar, i cili, që nga viti 1998 e deri në 2008, shërbeu në pozita të ndryshme në kuadër të NASAs, si dhe, më parë, kreu edhe detyrën e shefit në njërin sektor të Qendrës Goddard në Greenbelt, së shpejti do të bashkëpunojë me Zyrën që ka të bëj me politikën e shkencës dhe teknologjisë dhe me Zyrën për menaxhimin dhe buxhetin e Shtëpisë së Bardh.
Gëzohemi me kthimin e Velidit në agjenci, sidomos në këtë periudhë kritike të tranzicionit thuhet në deklaratën për shtyp të Boldenit. Përvoja e tij, spektri i gjërë i njohurive shkencore dhe të njohurit e tij me punën e NASAs, shumë ka për ti vyer agjencisë. Ai, gjithashtu, do të jetë përfaqësuesi i vërtetë për një numër të madh të programeve tona shkencore, hulumtuese dhe testuese.