Liderja e demokratëve Nensi Pelosi sot ia dorëzoi detyrën kryetar i Dhomës Përfaqësues republikanit Xhon Boner, i cili përgatitet menjëherë të organizojë votim dhe t'i hedh poshtë reformat në sistemin shëndetësor, të propozuara nga presidenti Obama, që republikanët e premtuan edhe në fushatën për zgjedhjet e nëntorit.
- Kongresi amerikan fillon me punë në përbërje të re, në të cilin pas zgjedhjeve të cilat u mbajtën në gjysmën e mandatit presidencial në nëntor të vitit të kaluar, republikanët kanë shumicë në Dhomën përfaqësuese, ndërsa demokratët e mbajnë epërsinë në Senat.
Sipas mendimit të disa analistëve fakti se Parti Demokratike më nuk ka shumicë në të dy dhomat e Kongresit do t'ia vështirësojë punën presidentit Barak Obama, ndërsa hapat e parë të deputetëve të Partisë Republikane shkojnë në dobi të këtij vlerësimi.
Liderja e demokratëve Nensi Pelosi sot ia dorëzoi detyrën kryetar i Dhomës Përfaqësues republikanit Xhon Boner, i cili përgatitet menjëherë të organizojë votim dhe t'i hedh poshtë reformat në sistemin shëndetësor, të propozuara nga presidenti Obama, që republikanët e premtuan edhe në fushatën për zgjedhjet e nëntorit.
Megjithatë votimi i ri për reformat nuk do të kalojë në Senat, ku demokratët kanë shumicë, kështuqë analistët sipas këtij shembulli paralajmërojnë se si do të dukej proces ligjdhënës në dy vitet e fundit nga mandati i Obamës.
Presidenti amerikan megjithatë thotë se pret që republikanët do t'i zbusin qëndrimet e tyre ideologjike, duke pasur parasysh atë se vendi ende ngadalë po rimëkëmbet nga kriza ekonomike dhe se është e ngarkuar me papunësi prej dhjetë për qind.
"Besoj se do të kuptojnë se puna jonë është që të menaxhojmë me vendin dhe të sigurojmë vende pune për qytetarët amerikanë, duke krijuar ekonomi konkurrente për shek.21", deklaroi Obama dje pas kthimit nga pushimi dyjavor në Havai.