E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fushata e partive politike dhe pjesëmarrësve tjerë në rrethin e dytë zgjedhor në zgjedhjet e katërta presidenciale dhe të pesta vendore që do të mbahen të dielën më 5 prill, përfundon në mesnatë.
Sonte pėrfundon fushata zgjedhore










Fushata e partive politike dhe pjesëmarrësve tjerë në rrethin e dytë zgjedhor në zgjedhjet e katërta presidenciale dhe të pesta vendore që do të mbahen të dielën më 5 prill, përfundon në mesnatë.

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur në dy javët e kaluara mes dy rretheve zgjedhore patën mundësi t'i paraqesin programet e tyre para elektoratit dhe të elaborojnë pse e kërkojnë votëbesimin e qytetarëve.

Para zgjedhjeve të së dielës, mundësi që ta realizojnë të drejtën e votimit, një ditë më parë të shtunën, e kanë 529 persona të shpërngulur brenda vendit dhe 1.971 vetë të cilët vuajnë dënim me burg ose janë në paraburgim, si dhe të sëmurit dhe të pamundurit, të cilët kanë parashtruar kërkesë deri te KKZ-ja dhe kanë marrë miratim për këtë.

Në vendvotimin në internatin "Zdravko Cvetkovski" mund të votojnë 310 persona të shpërngulur brenda vendit, ndërsa në Kumanovë në hotelin "Kristal", 219. Votat e tyre do të numërohen në ditën e zgjedhjeve në komunat prej ku vijnë.

Vendvotimet të dielën do të hapen nga ora 7 deri në orën 19. Në zgjedhjet presidenciale dhe vendore të drejtë vote kanë 1.792.082 votues të evidentuar në Listën e vetme zgjedhore.

Ata do të munden votën e tyre ta japin për njërin nga dy kandidatët presidencialë, të cilët në rrethin e parë fituan numër më të madh të votave Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE dhe Lubomir Fërçkoski nga LSDM-ja.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komune do të votohet në 43 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Rreth të parë për zgjedhje të kryetarit të komunës do të ketë në tetë komuna edhe atë në Zhelinë, Mavrovë dhe Rostushë, Brod, Studeniçan, Çuçer Sandevë, Dollneni, Drugovë, Zelenikovë, ku ka 69 vendvotime me 13.730 zgjedhës. Për zgjedhje të këshilltarëve rreth të parë të votimit do të ketë në 21 komuna në 119 vendvotime me 12.275 votues.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor e dërgoi materialin zgjedhor deri te të gjitha komisionet zgjedhore, të cilat më vonë e përcjellin deri te këshillat zgjedhorë.

Zgjedhjet presienciale dhe vendore i përcjellin deri tani numri më i madh i vëzhguesve vendorë dhe të huaj. Nga vendorët më të numërt janë monitoruesit e Asociacionti qytetar MOST, ndërsa nga të huajt të OSBE/ODIHR-së./mia/

Publikuar: 03.04.2009 | 16:01
Lexuar: 497 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime