E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekspertët pretendojnë se kanë zbuluar se çfarë shkakton rënien e flokëve tek meshkujt, raportoi BBC gjatë ditës së sotme.
Zbulohet pėrse bien flokėt tek meshkujt













Flokët ndërrohen gjatë të gjithë kohës, por për shkak të një problemi gjenetik, tek disa njerëz ato zëvendësohen nga qime aq të shkurtra e të imta, sa që janë të pashikueshme nga syri i njeriut.

Një ekip amerikan është duke hetuar shkaqet dhe beson se është pranë gjetjes së një kure, që do të ndërhynte tek ADN-ja, për të zgjidhur përfundimisht problemin tek njerëzit me këtë mangësi.

Mjekimi do të jetë një lloj kremi, i cili me t’u vendosur në kokë, do të depërtojë në rrënjët e flokëve dhe do të bëjë që qelizat e reja të zhvillohen në mënyrën e duhur gjatë procesit të zëvendësimit.

Deri tani ka qenë e paqartë arsyeja e shkaktimit të tullacllëkut, por ekspertët besojnë se hormoni mashkullor testosteron është i përfshirë në një lloj mënyre, ndërsa kanë evidentuar edhe një tendencë të trashëgimit gjenetik. /t.ch/

Publikuar: 05.01.2011 | 10:26
Lexuar: 624 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime