E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çmimi aktual, tepër i lartë i naftës do të kërcënojë rimëkëmbjen ekonomike të vitit 2011, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).
Ēmimi i naftės rrezikon rimėkėmbjen ekonomike











Agjencia thekson se kostoja e importimit të naftës për shtetet në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) është rritur me 30 për qind vitin e kaluar, duke arritur në 790 miliardë dollarë. Kjo shumë barazvlerësohet me 0.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Ekonomistët e IEA-së theksojnë se nafta është çelës i rëndësishëm për zhvillimin e çdo shteti.

Në një intervistë për BBC-në, Fatih Birol paralajmëroi për çmimin e lartë të naftës: “Pa dyshim ka një rrezik të madh për implikime negative në ekonominë globale”.

Ai shpjegoi se çmimi i naftës ishte tepër i rëndësishëm si për buxhetin kombëtar ashtu edhe për atë personal. “Nëse çmimi i naftës rritet më tej, ai ndikon gjithçka nga balancat e tregut deri tek shpenzimet për mbajtjen e shtëpisë”.

Publikuar: 05.01.2011 | 12:23
Lexuar: 519 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime