Priftërinjtë budistë bekuan çiftin, ndërsa fshatarët iu hodhën lule gjatë ceremonisë dyorëshe, për të cilën besohet se do tju sjellë prosperitet dhe paqe atyre që marrin pjesë në këtë dasmë, njofton AP.
Kemi organizuar martesën e pitonëve për të përzënë të keqen dhe për të kërkuar lumturin e kënaqësinë për fshatarët tanë, deklaroi 41-vjeçari Neth Vym, pronari i nuses Camreun.
Rreth 1 mijë fshatarë janë mbledhur në provincën Kendal në Kamboxhia për të marrë pjesën në martesën e gjarpinjve.
Nusja Camreun, pitoni femër i gjatë 4.8 metra dhe i rëndë 91 kilogramë, është martuar me një piton mashkull më të vogël në fshatin e vogël Village One në afërsi të kryeqytetin Phnom Penh.
Priftërinjtë budistë bekuan çiftin, ndërsa fshatarët iu hodhën lule gjatë ceremonisë dyorëshe, për të cilën besohet se do tju sjellë prosperitet dhe paqe atyre që marrin pjesë në këtë dasmë, njofton AP.
Kemi organizuar martesën e pitonëve për të përzënë të keqen dhe për të kërkuar lumturin e kënaqësinë për fshatarët tanë, deklaroi 41-vjeçari Neth Vym, pronari i nuses Camreun.
Pitonin dhëndër, i cili quhet Krong Pich, fshatarët e kishin kapur 12 ditë para dasmës në një fshat fqinj.