E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas shkencëtarëve, zogjtë e zinj me krahë të kuq kanë fluturuar ulët për të shmangur shpërthimet e fishekzjarrëve dhe për pasojë janë përplasur me objekte të ndryshme.
Zbardhet misteri i ngordhjes sė zogjve?




Shkencëtarët amerikanë dyshojnë se fishekzjarrët mund të kenë qenë shkaku përse mijëra zogj ranë nga qielli mbi qytetin e Arkansasit në prag të Vitit të Ri.

Sipas shkencëtarëve, zogjtë e zinj me krahë të kuq kanë fluturuar ulët për të shmangur shpërthimet e fishekzjarrëve dhe për pasojë janë përplasur me objekte të ndryshme.

Gjithsesi, siç njofton TCH, është herët të thuhet se misteri është zgjidhur, pasi teste të tjera mbi zogjtë e ngordhur do të kryhen.

Autoritetet deklarojnë se mbi 3 mijë zogj ranë në rrugët e qytetit të Bibit dhe se ata pak që mbijetuan vinin vërdallë sikur ishin të dehur.

Qytetarët kanë pasur vështirësi në qarkullim dhe u është dashur që me veturat e tyre të kalonin mbi trupat e zogjve të ngordhur.

Ndërkohë, rreth 200 kilometra larg këtij vendi, në lumin e Arkansasit u gjendën 100 mijë peshq të ngordhur. Ekspertët përjashtojnë helmimin, por ende nuk dinë për shkaqet.

Publikuar: 06.01.2011 | 11:57
Lexuar: 590 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime