E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi dhe ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani sot do të marrin pjesë në përurimin e stacionit filtrues të ujit të pijshëm në fshatin Vrapçishtë të Gostivarit.
Zėvendėskryeministri Ademi dhe ministri Osmani nė Gostivar





Zëvendëskryeministri Ademi dhe ministri Osmani në rrethinën e Gostivarit do ta lëshojnë në përdorim stacionin filtrues të ujit të pijshëm dhe ambulancën e fshatit

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi dhe ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani sot do të marrin pjesë në përurimin e stacionit filtrues të ujit të pijshëm në fshatin Vrapçishtë të Gostivarit.

Stacioni për filtrim të ujit, përmes donacionit është siguruar nga Ministria e Shëndetësisë, është sistemuar në shkollën fillore të këtij fshati dhe me të do të filtrohen 25 tonë ujë teknik në brenda 24 orëve.

Ministri Osmani dhe zëvendëskryeministri Ademi sot do ta lëshojnë në përdorim edhe ambulancën e re në fshatin Kalishtë të Gostivarit. Me këtë ambulancë, siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, banorët do të kenë objekt bashkëkohor shëndetësor për sigurim të mbrojtjes së përhershme dhe para se gjithash cilësore.

Ambulanca është tërësisht e pajisur me pajisje mjekësore dhe jomjekësore, siç janë: aparati EKG bartës, sterilizatori, inhalatori, seti për intervenime të vogla kirurgjikale, stetoskopë, pajisje informatike dhe të tjera të domosdoshme.

Publikuar: 06.01.2011 | 12:06
Lexuar: 565 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime