E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Historia sesi femrat nuk dëshirojnë të jenë financiarisht të varura nga mashkulli i tyre, është asgjë më shumë se një mit. Sipas fjalëve të Catherine Hakim nga London School of Economics, sot femrat e dëshirojnë më shumë një mashkull të tillë sesa në vitet e 40-ta të shekullit të kaluar.
Meshkujt e pasur dhe tė suksesshėm, mė tė dėshiruarit
Femrat ende dëshirojnë të martohen për meshkujt të cilët janë më të arsimuar dhe fitojnë më shumë para se sa ato, janë rezultatet e hulumtimit të cilat i ka publikuar gazeta britanike "Daily Telegraph".

Historia sesi femrat nuk dëshirojnë të jenë financiarisht të varura nga mashkulli i tyre, është asgjë më shumë se një mit. Sipas fjalëve të Catherine Hakim nga London School of Economics, sot femrat e dëshirojnë më shumë një mashkull të tillë sesa në vitet e 40-ta të shekullit të kaluar.

Ajo pohon që femrat pas dekadave të fushatave të ashpra për barazinë gjinore e kanë vështirë të pranojnë që dëshirojnë të jenë shtëpiake në vend se të ndërtojnë karrierën e tyre.

Hulumtimi është bërë, pasi që koalicioni qeverisës britanik ka vendosur të sjellë një sërë masash me të cilat do të zvogëlojë ndryshimin në paga mes meshkujve dhe femrave.

Ministrja për Barazi Gjinore, Lynne Featherstone ka thënë që kompanitë e mëdha mund të jenë të detyruara të bëjnë publike të dhënat se sa i paguajnë meshkujt dhe sa femrat.

Hakim, në anën tjetër, ka kritikuar idenë e kryeministrit David Cameron, i cili dëshiron që me kuota të sigurojë numër më të madh femrash në bordet udhëheqëse të kompanive. Ajo konsideron që meshkujt dominojnë në pozita udhëheqëse, sepse femrat thjesht nuk dëshirojnë karrierë të gjatë në biznes.

Hakim ka shtuar që femrat ende dëshirojnë të jenë të varura nga meshkujt, pavarësisht promovimit 40-vjeçar të barazisë në punë.
“Aspirata e femrës për t’u martuar, mundësisht për një mashkull më të arsimuar dhe pasur, është e pranishme në shumicën e vendeve evropiane. Femrat ende e përdorin martesën si zëvendësim për karrierat e tyre në punë”, tha Hakim.

Të dhënat janë mbledhur nga hulumtime të ndryshme, të dhënat dhe listat e popullsisë në Spanjë dhe në Britani.

Analiza tregon që në vitin 1949, 20 për qind e femrave në Britani kanë hyrë në martesë me mashkull të pasur dhe të shkolluar, ndërsa deri në fund të viteve të 90-ta kjo përqindje është rritur në 39. Të ngjashme janë rezultatet edhe në Europë dhe në SHBA.

Roli i njëjtë në punët shtëpiake është i popullarizuar vetëm në mes elitës shumë të arsimuar.

Ndryshimet në paga në mes meshkujve dhe femrave janë zvogëluar prej 30 në 10 për qind në 30–40 vjetët e fundit. Femrat sot kanë mundësinë e njëjtë për të punuar, por zgjedhin prioritete të tjera në jetë.

Publikuar: 06.01.2011 | 21:55
Lexuar: 695 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime