E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërkohë që në Yrshek, një fshat në periferi të Tiranës, u vra nga fqinji i tij 75-vjeçari Feim Leka. Viktima dhe agresori, shtetasi Isuf Sinani, kishin marrë së bashku pak kohë më parë me qera një pjesë toke me qëllim kullotjen e bagëtive.
Krimi nė familje godet sėrish





Një krim i rëndë brenda familjes tronditi mëngjesin e së enjtes qytetin e Durrësit. Bukurie Hoxha, 44 vjec, nënë e tre fëmijëve u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj 54-vjecar.

Agron Hoxha, në gjendje të dehur ka qëlluar mbi të shoqen pas një konflikti, duke e lënë të vdekur në vend.

I traumatizuar për krimin që kreu, 54-vjecari ka qëlluar më pas veten me automatik, duke mbetur i plagosur rëndë.

Në momentin e krimit 3 fëmijët kanë qenë duke fjetur dhe janë ngritur nga gjumi pasi kanë dëgjuar të shtënat.

Policia tha se pret përmirësimin e gjendjes së 54-vjecarit, i cili ndodhet në reanimacionin e Durrësit, për t’i komunikuar arrestin.

Ndërkohë që në Yrshek, një fshat në periferi të Tiranës, u vra nga fqinji i tij 75-vjeçari Feim Leka. Viktima dhe agresori, shtetasi Isuf Sinani, kishin marrë së bashku pak kohë më parë me qera një pjesë toke me qëllim kullotjen e bagëtive.

Gjatë kullotjes në mesditën e së enjtes, ata janë konfliktuar për ndarjen e tokës që kishin bërë, duke akuzuar njëri-tjetrin se kishin përdorur më shumë sipërfaqe nga sa u takonte.

Konflikti ka përfunduar me nxjerrjen e armëve të ftohta që mbanin me vete. 67-vjecari Sinani e ka qëlluar disa herë në trup fqinjin e tij.

Banorët e zonës e kanë përcjellë të moshuarin të plagosur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, por ai ka ndërruar jetë pasi kishte humbur sasi të konsiderueshme gjaku. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe arrestoi 57-vjecarin nën akuzën e “vrasjes me dashje”.

Publikuar: 06.01.2011 | 22:04
Lexuar: 599 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime