E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në solemnitet rasti ai pushtetit lokal i dorëzoi edhe stacionin për filtrim të ujit të pijshëm. Furnizimi i stacionit për fitrimin e ujit është pjesë e projektit me të cilën, siç tha ministri Osmani, do të parandalohen sëmundjet, të cilat shkaktohen nga uji i ndotur.
Ministri Osmani e dorėzoi stacionin e parė filtrues tė ujit tė pijshėm



Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani realizoi vizitë pune në Komunën Vrapçishtë dhe me këtë rast e dorëzoi pajisjen dhe e shënoi fillimin e punës së ambulancës së fshatin në Kalishtë.

Në solemnitet rasti ai pushtetit lokal i dorëzoi edhe stacionin për filtrim të ujit të pijshëm. Furnizimi i stacionit për fitrimin e ujit është pjesë e projektit me të cilën, siç tha ministri Osmani, do të parandalohen sëmundjet, të cilat shkaktohen nga uji i ndotur.

"Ishim të shqetësuar kur dhjetëra nxënës, këtë vjeshtë kishin simptoma të helmimit. U vërtetua se uji nga çezmat e fshatit nuk është i sigurt dhe reaguam menjëherë. Përmes kontakteve tona me agjencitë dhe firmat e specializuara arritëm të sigurojmë nëntë filtra të këtilla specifike.

Ata janë me dedikim dhe do të shpërndahen nëpër shkolla të Maqedonisë. Në këtë mënyrë do të parandalohen epidemitë ose helmimet, siç ishte rasti në vjeshtë pikërisht në Vrapçishtë", deklaroi ministri Osmani.
Ministri Osmani e dorëzoi stacionin e parë filtrues të ujit të pijshëm

Sipas pushtetit lokal, stacioni do të vendoset këtyre ditëve me kapacitet për filtrim të 24 tonëve ujë në ditë, që duhet të kontribuojë për sigurimin e ujit të pastër dhe për banorët e Vrapçishtit. Nga këtu, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, kryetari i Komunës së Vrapçishtit dhe nga deputetë nga radhët e BDI-së, e vizitoi edhe ambulancën në fshatin malor Kalishtë.

Ambulanca këtyre ditëve mori pajisje moderne mjekësore në kuadër të programit për ambulanca rurale, EKG, sterilizarotë dhe pajisje të interevenime të vogla kirugjikale, me çka, siç tha Osmani, banorët nuk do të kenë nevojë të uhdëtojnë deri në qytet për intervenime më të vogla mjekësore.

Publikuar: 06.01.2011 | 13:48
Lexuar: 546 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime