E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga Buxheti i shtetit për këto programe të ministrisë së arsimit janë siguruar mbi 240 milion denarë, por nevojiten edhe fonde tjera që pritet të sigurohen nga Banka për zhvillim e Këshillit të Evropës.
Qazimi: 2011-ta, vit i ndėrtimit dhe rikonstruimit tė shkollave










32 shkolla fillore dhe të mesme janë përfshirë në planin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave për ndërtim dhe rikonstruim gjatë vitit 2011, prej tyre 40 për qind janë me mësim në gjuhën shqipe.

Pjesa më e madhe e tyre ka të bëj me shkollat që janë në ndërtim e sipër si dhe ato që planifikohen të ndërtohen, si shkollat e mesme në Saraj dhe Haraçinë.

Në këtë plan janë paraparë vetëm 11 shkolla për rikonstruim ku janë përfshirë shkollat e shumëpërfolura në Sfillare dhe Bukoviç të Komunës së Sarajit, ajo si dhe shkolla e mesme ‘Kiro Burnaz’ në Likovë.

Nga Buxheti i shtetit për këto programe të ministrisë së arsimit janë siguruar mbi 240 milion denarë, por nevojiten edhe fonde tjera që pritet të sigurohen nga Banka për zhvillim e Këshillit të Evropës.

“Me gjithë përpjekjet e mëdha të qeveris për sigurimin e kushteve hapësinore optimale në shkollat, të njëjtat nuk janë të mjaftueshme për shkak se një numër i madh i shkollave kanë nevojë të domosdoshme për rikonstruim, rindërtim, hapësirë plotësuese përkatësisht ndërtim të objekteve të reja ”,deklaroi Lindita Qazimi zv/ministre e arsimit.

Ndërkohë në rast të miratimit të kredisë nga Banka evropiane për zhvillim në vlerë prej 90 milion euro, pritet rikonstruimi i shkollave të cilat nuk kanë kushte elementare për punë duke filluar nga ndërrimi i koftorëve me dru në sisteme qendrore për ngrohje, ndërsa në fazën përfundimtare të projektit do të bëhen përpjekje edhe për modernizimin e shkollave me video mbikëqyrje dhe rregullimin e oborreve të shkollave.

“Parashohim edhe miratimin e kredisë nga banka evropian për zhvillim i cili projekt parashihet të realizohet në periudhën 4 vjeçare te ardhshme ku do të realizohet në bazë të disa prioriteteve, ku përparësi do të kenë shkollat të cilat nuk I kanë kushtet elementare bazike për ndjekjen e procesit arsimor pastaj rikonstruimi i çative, përforcimi i efikasitetit energjetik”, u shpreh Lindita Qazimi zv/ ministre e arsimit.

Në Maqedoni mësimi zhvillohet në 333 shkolla fillore në përbërje të të cilave punojnë 664 shkolla periferike dhe 94 shkolla të mesme, 13 shkolla fillore të muzikës dhe 9 institute speciale për rehabilitim të fëmijëve me nevoja të veçanta. Gjyltene Rexhallari

Publikuar: 06.01.2011 | 23:51
Lexuar: 676 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime