E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ambasada e Republikës së Kosovës menjëherë ka vendosur kontaktet me organet e policisë vendore. Për të siguruar informacionet dhe për t’u njohur me gjendjen e të lënduarve, Zv. Konsulli i Konsullatës se Republikës se Kosovës në Stuttgart, z. Imer Lladrovci sot pasdite i ka vizituar të plagosurit e kësaj fatkeqësie dhe ka pasur takime me organet e policisë”, thuhet në komunikatë.
Gjermani: Aksidentohet autobusi me udhėtarė kosovarė








Nga aksidenti në Gjermani, 1 i lënduar rëndë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar për aksidentin e ndodhur të enjten në mëngjes, në orën 07:15 në autostradën A8 afër qytetit Augsburgut në drejtim të Stuttgartit, në Republikën Federale të Gjermanisë, për të cilin ka raportuar edhe “Zëri”. Arsye e këtij aksidenti, sipas kësaj komunikate, kanë qenë rrugët e ngrira, me ç’rast ka ndodhur një fatkeqësi komunikacioni ku ishin të involvuar një kamion dhe një Autobus me udhëtarë që ktheheshin nga Kosova.

“Ambasada e Republikës së Kosovës menjëherë ka vendosur kontaktet me organet e policisë vendore. Për të siguruar informacionet dhe për t’u njohur me gjendjen e të lënduarve, Zv. Konsulli i Konsullatës se Republikës se Kosovës në Stuttgart, z. Imer Lladrovci sot pasdite i ka vizituar të plagosurit e kësaj fatkeqësie dhe ka pasur takime me organet e policisë”, thuhet në komunikatë.

Ambasada njofton se, bazuar në burimet e autoriteteve gjermane, në autobusin që vinte nga Kosova kanë qene 28 udhëtarë, prej të cilëve dy ishin ngasësit e autobusit.

“Në ketë aksident, lëndime të lehta kanë marrë 23 udhëtarë të cilët janë të vendosur në spitalin e Augsburgut dhe një pjese e tyre pritet të kthehen në shtëpitë e tyre. Ndërsa i lënduari rëndë, 25-vjeçari Faton Litaj, i cili për trajtim intensiv është vendosur ne spitalin ushtarak të Ulmit, është jashtë rrezikut për jete”, njofton Ambasada kosovare në Gjermani.

Gjermani: Aksidentohet autobusi me udhëtarë kosovarë

Siç njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA, të enjten paradite në austostradën A8 në mes të Munihut dhe Shtutgartit në Gjermani, një kamion është ndeshur me një autobus të mbushur përplot me udhëtarë nga Kosova.

Sipas njoftimeve të para të bëra nga policia e Augsburgut, në ora 7:15 të mëngjesit, kamioni me tabela regjistrimi italiane dhe drejtues italian, është ndeshur me autobusin e udhëtarëve mes pompës së benzinës në “Zusmarshausen” dhe daljes nga autostrada “Adelsried”, pika këto mes Munihut dhe Shtutgartit.

Në të dy drejtimet autostrada tash e disa orë është mbyllur kurse sipas të dhënave të para ka edhe të lënduar rëndë nga ky aksident.

Siç ka mësuar “Zëri”, nga ky aksident janë lënduar rreth 30 udhëtarë kurse katër prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Shumë prej udhëtarëve po trajtohen në vend të ngjarjes dhe në spitalin e qytetit të Augsburgut në gjermani.

Poashtu është bërë e ditur që fjala është për agjencionin e udhëtimeve “Vector” me seli në Kosovë dhe Gjermani. Dy prej udhëtarëve njoftohet të jenë lënduar rëndë.

Ndërkaq, policia gjermane ende nuk ka dhënë asnjë informatë rreth identitetit të kompanisë së autobusit dhe udhëtarëve nga Kosova. (zëri)

Publikuar: 07.01.2011 | 11:42
Lexuar: 598 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
faton litaj (06/01/2012 09:10:31) sod e 1 vit gje ndothi ky aksident .edhe pata lendime shuum te renda

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime