Dita e ardhshme zgjedhore është test shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe moment kyç për të ardhmen e Maqedonisë. Duhet të përsëris se aspekti më i rëndësishëm të gjitha gjitha zgjedhjet është fshehtësia e votës dhe mundësia e secilit qytetar të votojë i lirë dhe për zgjedhjen e tij të mos sanksionohet, porositi euroambasadori Ervan Fuere
Dita e ardhshme zgjedhore është test shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe moment kyç për të ardhmen e Maqedonisë. Duhet të përsëris se aspekti më i rëndësishëm të gjitha gjitha zgjedhjet është fshehtësia e votës dhe mundësia e secilit qytetar të votojë i lirë dhe për zgjedhjen e tij të mos sanksionohet, porositi euroambasadori Ervan Fuere
Fuere shprehu shqetësim për konstatimet për dukuritë e kërcënimeve dhe presioneve që kryhen mbi nëpunësit në institicionet publike, pavarësisht nga vijnë.
"Kjo është tërësisht e papranueshme dhe për këtë shkak apeloj deri te të gjithë faktorët politikë, sidomos deri te Qeveria, sepse ajo e ka rolin kryesor të trupit, që mund të ballafaqohet respektivisht t'i sanksionojë dukuritë e këtilla, se nuk ka vend për gjëra të tilla në shoqërinë demokratike", theksoi euroambasadori Fuere.
Ai njëkohësisht theksoi se jeta vazhdon edhe pas zgjedhjeve, respektivisht se zhvillimi ekonomik dhe social në nivel lokal nuk guxon kurrsesi të ndërlidhet me përkatësinë politike të kryetarit të ardhshëm të komunës.
"Për këtë shkak dërgoj thirrje publike deri te Qeveria dhe deri te të gjithë faktorët politikë që t'i shfrytëzojnë orët e mbetura deri në zgjedhje që të transmetojnë mesazh dhe të dielën të kemi zgjedhje, çfarë meritojnë qytetarët e Maqedonisë dhe në pajtim me standardet më të larta politike", theksoi ambasadori i BE-së në Maqedoni.
Fuere përmendi tonin gjithnjë e më të përforcuar të vërejtur në javën e fundit të fushatës parazgjedhore, sidomos në qytetet dhe komunat ku ekziston dallim i ngushtë mes kandidatëve që kanë hyrë në rrethin e dytë zgjedhor.
"Duhet të investojmë përpjekje maksimale që tonet e këtilla negative të ulen sa më shumë që është e mundur. Në ditën e zgjedhjeve unë personalisht do të jem në Ohër, kolegët e mi do të jenë nëpër qytetet tjera, që nga afër të dëshmojmë se fushata ka shkuar mirë", shtoi Fuere.
Lidhur me deklaratën e djeshme të eurodeputetit Erik Mejer në të cilën ai kërkon sqarime nga Komisioni Evropian për shfrytëzimin e termit "maqedonas", ambasadori Fuere theksoi se nuk është drejtpërdrejt i njoftuar me kontekstin në të cilin është dhënë deklarata, duke shtuar se me siguri bëhet fjalë për ndonjë moskuptim nga atje që ai nuk di për çfarëdo ndryshimi në qëndrimin e Komisionit Evropian.
Fuere theksoi se do të realizojë takime edhe me kandidatët për kryetarë të komunës së Strugës, Ramiz Merkon dhe Fijat Canovskin, si dhe me Vasil Darinoskin dhe Pero Ilieskin, të cilët shkojnë në rreth të dytë të zgjedhjeve për funksion të kryetarit të komunës së Vevçanit.