E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dietat me pak karbohidrate ishin të famshme në kohën kur u promovua Dieta e Atkinsit, por me kalimin e kohës u konstatua se një regjim i tillë dietal është vështirë të mbahet. Për më tepër, personat që, për të njëjtin interval kohor, kishin konsumuar sasi të matura të karbohidrateve, ishte parë se kishin humbur deri në 5 kg më shumë, krahasuar me ata që kishin evituar plotësisht ushqimet e tilla.
Rregullat e reja pėr humbje nė peshė



1. Rregulli i vjetër: Evitoni marrjen e karbohidrateve

Dietat me pak karbohidrate ishin të famshme në kohën kur u promovua Dieta e Atkinsit, por me kalimin e kohës u konstatua se një regjim i tillë dietal është vështirë të mbahet. Për më tepër, personat që, për të njëjtin interval kohor, kishin konsumuar sasi të matura të karbohidrateve, ishte parë se kishin humbur deri në 5 kg më shumë, krahasuar me ata që kishin evituar plotësisht ushqimet e tilla.

Rregulli i ri: Të ushqyerit e matur

Konsumoni pesë shujta të vogla të drithërave në ditë. Kështu, sipas fjalëve të dr. Marion Veter, drejtorit të Qendrës për peshë dhe çrregullime të ngrënies në Pensilvani, do të siguroni energji shtesë si dhe fibra të dobishme ushqimore.

2. Rregulli i vjetër: Mos konsumoni të kuq të vezëve

Sipas studimit të Universitetit britanik “Surrey”, njerëzit që gjatë 12 javëve kishin konsumuar 2 vezë në ditë, kishin humbur po aq kile, sa edhe njerëzit që nuk kishin konsumuar fare vezë.

Përqindja e kolesterolit në vezë është tepër e vogël, krahasuar me atë që gjendet në mish.

RREGULLI I RI: Mos përjashtoni përbërësit e rëndësishëm ushqimorë

Gogëluqet e vezëve përmbajnë proteina, kalcium dhe hekur. Hani me masë edhe pse jeni në dietë, duke zvogëluar ushqimet që përmbajnë mish të përpunuar.

3. Rregulli i vjetër: Hani tërë ditën nga pak

Gjatë dekadës paraprake besohej se grimcimi i ushqimit gjatë tërë ditës ndikon në zvogëlimin e apetitit. Por, një studim i ri kanadez konfirmon të kundërtën – nuk është vërejtur ndonjë dallim në humbjen e peshës te femrat që kishin grimcuar tërë ditën ushqime, me ato që nuk e kishin bërë një gjë të tillë.

Rregulli i ri: Hani kur t’ju përshtatet

Hani sa herë që t’ju përshtatet. Me rëndësi është që të mos e tejkaloni numrin e preferuar të kalorive ditore, si dhe t’i kushtoni kujdes vlerës ushqimore të ushqimeve që i merrni.

4. Rregulli i vjetër: Pa ushqime në mbrëmje

Nëse doni të humbni në peshë, më së shumti ka rëndësi se çka hani, e jo kur hani. Metabolizmi punon gjatë tërë kohës, prandaj edhe nëse hani darkë të shëndetshme në orën 22:00, nuk do të keni kurrfarë pasojash për vijën e trupit.

Rregulli i ri: Kujdes ndaj kalorive, e jo ndaj orës

Hani kur të keni uri, por keni kujdes që gjësendet ushqimore të jenë të freskëta dhe të shëndetshme. Nuk duhet të prisni derisa t’ju kapë uria e madhe, meqë me atë rast do të hani më shumë sesa që është e nevojshme dhe e lejueshme.

5. Rregulli i vjetër: Përshëndeturi njëherë e mirë me ëmbëlsirat

Kërkuesit shkencorë nga Universiteti “St. George” në Londër kanë konstatuar se, nëse hiqni dorë plotësisht nga ndonjë lloj ushqimesh, psh nga ëmbëlsirat, apo brumërat, dëshira juaj vetëm është ndrydhur dhe, herët a vonë, do të filloni që t’i hani ato ushqime, bile duke e tepruar.

Rregulli i ri: Qeraseni veten herë pas here

Hani ushqimet tuaja të preferuara në shujta të vogla. Nëse nuk mund të hani sa të doni, atëherë të paktën qeraseni veten kohë pas kohe me sasi të vogla të ushqimeve që ju pëlqejnë aq shumë, qofshin ato edhe të atyre llojeve që ndikojnë në shtimin e peshës.

Publikuar: 07.01.2011 | 03:50
Lexuar: 734 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime