E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, futbollistit 25-vjecar i kanë mbetur vetëm analizat mjekësore për t’u prezantuar zyrtarisht në klubin e ri. Behrami së fundmi është aktivizuar me anglezët e Uest Hemit, skuadër e cila do të përfitojë 6 milionë euro nga shitja e futbollistit me origjinë nga Kosova.
Behrami kalon tek Fiorentina, Cana ėndėrron Arsenalin




Gjergji Mima

- Teksa merkato e futbollistëve në të gjithë Evropën, e cila ka startuar në 3 janar dhe që do të zgjasë deri në fund të janarit, po arrin kulmin, në qendër të saj janë
vënë edhe disa lojtarë shqiptarë.

Kështu, mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Valon Behrami, ka arritur një marrëveshje përfundimtare me skuadrën italiane të Fiorentinës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, futbollistit 25-vjecar i kanë mbetur vetëm analizat mjekësore për t’u prezantuar zyrtarisht në klubin e ri. Behrami së fundmi është aktivizuar me anglezët e Uest Hemit, skuadër e cila do të përfitojë 6
milionë euro nga shitja e futbollistit me origjinë nga Kosova.

Të interesuara për të marrë shërbimet e Behramit ishin edhe skuadrat e Xhenoas, Sampdorias dhe Lacios. Kohët e fundit u përfol mjaft që futbollisti i kombëtares zvicerane të kalonte në radhët e skuadrës kryeqytetase të Romës.

Valon Behrami, i lindur në Mitrovicë, është një emër i njohur në futbollin italian. Në këtë kampionatit ai ka luajtur prej vitit 2003 deri në vitin 2008. Fillimisht është aktivizuar në radhët e Xhenoas më pas tek Verona, dhe në vitin 2005 kaloi tek Lacio.

Ndërsa mesfushori i kombëtares shqiptare, Lorik Cana që aktivizohet në radhët e skuadrës turke, Gallatasaraj, ku u transferua këtë verë për 4.5 milionë euro, ka marrë një ofertë konkrete nga skuadra e Aston Vilës. Megjithëse Cana nuk e ka mohuar dëshirën që një ditë të luajë me Arsenalin, ku Arsen Venger e ka pëlqyer gjithnjë.

Ndërkohë, mesfushori Lorik Cana dëshiron të sjellë në kryeqytetin kosovar ekipin e njohur turk, Gallatasaraj. “Qëllimi im është që së bashku me Qeverinë e Kosovës të organizoj në Prishtinë një ndeshje miqësore ndaj kombëtares kosovare”, u shpreh 27-vjeçari përfaqen sportive gjermane “Gazetefutbol.de”.


Publikuar: 07.01.2011 | 15:55
Lexuar: 499 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime