Negociatori i Maqedonisë dhe ambasadori i SHBA-së, Zoran Jolevski dje deklaroi se Maqedonia është e gatshme të hyjë në raundi e ri të bisdimeve që të gjehet zgjidhje e përbashkët e pranueshme për emrin.
- Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic ka caktuar takim me negociatorët të të dy vendeve për më 9 shkurt në Nju-Jork.
Hollësitë e mëtutjeshme për takimin, siç theksohet në kumtesën e Zyrës së zëdhënësit të KB-së, do të kumtohen siç afrohet data e mbajtjes së takimit.
Takimi i ri i Nimicit me negociuesit në Nju-Jork do të mbahet pas pothuajse një viti.
Negociatori i Maqedonisë dhe ambasadori i SHBA-së, Zoran Jolevski dje deklaroi se Maqedonia është e gatshme të hyjë në raundi e ri të bisdimeve që të gjehet zgjidhje e përbashkët e pranueshme për emrin.
Maqedonia është e gatshme të hyjë në raundin e ri të bisedimeve që të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme për emrin, deklaroi ambasadori i Maqedonisë në SHBA, Zoran Jolevski pas paralajmërimeve se pas pothuajse një viti do të mbahet takim i ri në Nju-Jork i ndërmjetësuesit Methju Nimic me negociatorët e Greqisë dhe të Maqedonisë.
"Republika e Maqedonisë është e gatshme në çfarëdo kohe, në çfarëdo formati dhe në çfarëdo vendi të takohet me ndërmjetësuesin Methju Nimic dhe me homologun tim Vasilakis, që të mundemi të shkëmbejmë mendime se si mund ta zgjidhim çështjen e hapur me fqinjin tonë jugor. Maqedonia është e gatshme të hyjë në këto bisedime, me qëllim që të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme, e cila do ta mbrojë identitetin dhe dinjitetin e popullit të Maqedonisë", thotë ambasadori dhe negociuesi i Maqedonisë në bisedimet për emrin Jolevski në intervistën për Zërin e Amerikës.
Mediat greke, pardje duke cituar burime qeveritare publikuan se kjo do të jetë "mbledhje joformale" që të hetohet situata. Pala greke insiston se zgjidhja e emrit është parakusht për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE dhe mbetet në pozicionin për emër me përcaktim gjeografik me përdorim të përgjithshëm.