E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ngjarja ndodhi, rreth orës 08.55 minuta. Në Sallën Operative, ka mbrritur një telefonatë se në vendin e quajtur Subash në aksin rrugor Gjirokastër - Tepelenë, në një fushë, kishte një sherr me thika mes disa shtetasve.
Sherri pėr kullotat,  SHKB, pezullon punonjėsin e policisė








Albana Allushaj


Një punonjës policie, i përfshirë në një sherr për kullota, është pezulluar nga SHKB deri në zbardhjen e ngjarjes. Gentian Mullai Zëdhënës i Policisë në Drejtorinë e Gjirokastrës, është shprehur se, meqënëse, Bexhet Lluka, është implikuar në këtë ngjarje të gjitha veprimet proceduriale dhe ligjore po drejtohen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi, rreth orës 08.55 minuta. Në Sallën Operative, ka mbrritur një telefonatë se në vendin e quajtur Subash në aksin rrugor Gjirokastër - Tepelenë, në një fushë, kishte një sherr me thika mes disa shtetasve.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Drejtorisë së Policisë, të Patrullave të Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Gjirokastër si dhe patrulla e Qarkullimit Rrugor ku ka rezultuar se:
Në vendin e quajtur Subash, poshtë rrugës nacionale në një fushë që shërbente për kullotë bagëtish që është në pronësi të shtetasit Bexhet Lluka nga fshati Shtëpëz i rrethit Gjirokastër , ka ndodhur një sherr me disa shtetas pjestar të një familje tjetër që shtegëtonte bagëtitë për në kullotën e dimrit dhe konkretisht:
Shtetasi Zaim Sina, i datëlindjes 1950, lindur në Dhëmblan Tepelenë dhe banues në lagjen Zinxhira Gjirokastër së bashku me djemtë e tij shtetasit Altin Sina i datëlindjes 1977, Bledar Sina i datëlindjes 1982 dhe Besian Sina i datelindjes 1987 , po kalonin me bagëtitë e tyre nga Tepelena për në Gjirokastër dhe kanë kaluar në pronën e shtetasit Bexhet Lluka i datëlindjes 1963, lindur dhe banues ne Shtepez Gjirokastër me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.
Sherri për kullotat,  SHKB, pezullon punonjësin e policisë

Shtetasi Bexhet Lluka së bashku me djalin e tij shtetasin Endri Lluka i datëlindjes 1988, kanë shkuar në pronën e tyre dhe kanë debatura me këta shtetas për të larguar bagëtitë nga prona e tyre.
Sherri ka degjeneruar në grushta dhe më pas janë përdorur , gurë , shkopinj dhe thika, ku si pasojë e kësaj përleshje kanë mbetur të palgosur të gjithë pjestarët në sherr , konkretisht Bexhet Lluka së bashku me djalin si dhe Zaim Sina së bashku me djemtë.
Policia ka mbritur me shpjetësi dhe në kohë reale nevendngjarje ku ka bërë të mundur izolimin e tyre dhe parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Më pas të gjithë personat janë shoqëruar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ku pas marrjes së ndihmës së parë mjeksore të gjithë këta shtetas janë jashtë rreëzikut për jetën dhe po mbahen nën mbykqyrje nga ana e Policisë .

Meqënëse në këtë konflikt është përfshirë një punonjës policie të gjitha veprimet proceduriale dhe ligjore po drejtohen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Gjithashtu edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ka nisur hetimet për të parë implikimin e punonjësit të policisë në këtë ngjarje.
Veprimet hetimore dhe proceduriale vazhdojnë , ku grupi hetimor ka bërë fiksimin e të gjitha provave ligjore dhe dëshimeve në vendngjarje dhe po punohet për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje.
Menjëherë nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër është bërë pezullimi nga detyra i punonjësit të policisë deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.


Publikuar: 07.01.2011 | 16:01
Lexuar: 574 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime