E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qytetarët e tri vendeve, të cilët do të shkojnë të punojnë në Gjermani, do të duhet të kenë leje për punë, megjithatë mund ta fitojnë me angazhim vendimtar të punëdhënësit gjerman, shton gazeta.
Gjermania ofron 150 mijė vende pune pėr shtetas tė Rumanisė, Bullgarisė dhe Kroacisė











- Të paktën 150 mijë vende pune ofroi Gjermania sivjet për shtetasit e Rumanisë, Bullgarisë dhe Kroacisë edhe krahas faktit që qytetarët e dy vendeve të para kanë përkufizime në tregun gjerman të punës, ndërsa vendi i tretë nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, shkruan sot gazeta rumune "Gandul".

Pjesa më e madhe e vendeve të punës të ofruara kanë të bëjnë në profesionet inxhinerë, punonjës mjekësor, kuzhinierë dhe kamarierë.

Qytetarët e tri vendeve, të cilët do të shkojnë të punojnë në Gjermani, do të duhet të kenë leje për punë, megjithatë mund ta fitojnë me angazhim vendimtar të punëdhënësit gjerman, shton gazeta.

"Gandul" shkruan se në qoftë se punëdhënësi nuk e përmbush premtimin, kandidatët për punë mund të ngrenë proces gjyqësor.

Gazeta ende nuk përmend se nga viti 2013 rumunët dhe bullgarët do të mund pa përkufizime të punojnë në Gjermani.

Publikuar: 07.01.2011 | 16:06
Lexuar: 605 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime