E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mu sikur në verë, edhe në dimër lëkura ka nevojë për trajtim të veçantë kështu që nuk është aspak befasuese që shtëpitë e kozmetikave lansojnë linja sezonale.
Zgjidhni problemet e dimrit me lėkurėn





Lëkura e tharë

Nëse lëkura juaj është forcuar dhe tharë kjo do të thotë vetëm një gjë: losioni juaj për trup nuk është mjaftueshëm ushqyes! Para së gjithash, shkurtoni larjet dhe dushet me ujë të nxehtë, edhe pse kënaqeni me këtë pasi që uji i nxehtë largon shtresën mbrojtëse të lëkurës. Siguroni losion i cili është më i yndyrshëm se sa ai që e shfrytëzoni zakonisht, dhe nëse lëkura u është shumë e tharë, përzgjidhni serum apo në fund të fundit drejtohuni tek dermatologu.

Hunda e kuqe

A ju thërrasin Rudolfina sapo që temperatura bie në zero? Nuk jeni të vetmit bëhet fjalë për pseudonimin shumë të popullarizuar për të gjitha femrat të cilave hunda nga të ftohtit i skuqet. Si ta parandaloni këtë, pasi që e vendosni shtresën për tërë fytyrën, edhe pak vendosni në hundë apo rreth saj. Nëse gjendja është kritike, përdorni korrektor të gjelbër pasi që ngjyra e gjelbër e neutralizon të kuqen, ndërsa tërë rregullojeni me pudër.

Flokët e dëmtuar

Edhe pse gjatë verës disi mund ta harroni “fenin”, gjatë dimrit ai është i domosdoshëm nëse flokët i keni të gjatë. Përveç prerjes së rregullt, ndihmojnë edhe shamponët e pasur, të cilët nuk do të irritojnë dukshëm flokët e dëmtuar nga kapela, maska për flokë apo serumet për shkëlqim.

Thonjtë e brishtë

Gjatë dimrit keni shumë vështirësi me thonj pasi që edhe vet e dini se sa është e vështirë të punoni diçka me dorëza. E vetmja që u ndihmon është lyerja e duarve pas secilës larjes, me krem apo me serumin ushqyes. Rregullisht trajtoni lëkurën përreth thonj pasi që lëkura në atë pjesë është shumë e hollë dhe e prirë “të plas”. Kujdes çfarë larguesi të thonjve shfrytëzoni pasi edhe ata mund t’i thajnë thonjtë, kështu që sapo ta largoni llakun mirë lani duart.

Publikuar: 07.01.2011 | 07:18
Lexuar: 629 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime