E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

”Universi nuk është krijuar rastësisht, siç disa shkencëtarë përpiqen të na bëjnë të besojmë”, deklaroi Benedikti. “Në krijimin e universit qëndron zgjuarsia e Krijuesit, kreativiteti i pashtershëm i Zotit. Teoritë si Big Bengu vetëm sa zbulojnë origjinën e aftësive të jashtëzakonshme të të Plotfuqishmit”.
Benedikti XVI: Universin e ka krijuar Zoti





Mendja hyjnore qëndron prapa teorive komplekse shkencore si Big Bengu dhe të krishterët duhet të refuzojnë idenë që universi u krijua si pasojë e një aksidenti, deklaroi papa Benedikti XVI gjatë një fjalimi mëngjesin e sotëm.

”Universi nuk është krijuar rastësisht, siç disa shkencëtarë përpiqen të na bëjnë të besojmë”, deklaroi Benedikti. “Në krijimin e universit qëndron zgjuarsia e Krijuesit, kreativiteti i pashtershëm i Zotit. Teoritë si Big Bengu vetëm sa zbulojnë origjinën e aftësive të jashtëzakonshme të të Plotfuqishmit”.

Ndonëse Papa ka folur edhe më parë rreth evolucionit, ai nuk ishte kthyer asnjëherë kaq pas në kohë dhe nuk kishte komentuar më parë konceptet e Big Bengut, shpërthimi kolosal që, sipas shkencëtarëve, krijoi universin 13.7 miliardë vjet më parë.

Kërkuesit e CERN, Institutit Evropian Bërthamor në Gjenevë, testuan me sukses gjatë vitit 2010 teorinë e antimateries, e cila mund të qëndrojë pas formimit të galaktikave të gjithësisë.

Publikuar: 08.01.2011 | 02:49
Lexuar: 450 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime