Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani dhe përfaqësues të Bankës Islamike për Zhvillim firmosën marrëveshje për grant prej 600.000 dollarësh që do të dedikohet si ndihmë për Spitalin e Tetovës.
Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani dhe përfaqësues të Bankës Islamike për Zhvillim firmosën marrëveshje për grant prej 600.000 dollarësh që do të dedikohet si ndihmë për Spitalin e Tetovës.
Ministri Osmani tha se kjo është vetëm se një nismë e aktiviteteve të përbashkëta që në të ardhmen do i kenë me Bankën Islamike për Zhvillim.
Këto mjete kryesisht do të shfrytëzohen për ngritjen e qendrës diagnostike, që është më se e nevojshme për spitalin klinikë të Tetovës, por është e nevojshme gjithashtu edhe për realizimin e projekteve shtesë të ministrisë së shëndetësisë për furnizimin me pajisje në vlerë diku një milion euro që do të vijnë në spitalin e Tetovës shumë shpejtë pas mbarimit të procedurës, deklaroi Bujar Osmani, ministër i Shëndetësisë.
Ndërsa edhe drejtori i Spitalit të Tetovës Atilla Rexhepi tha se kjo ndihmë do të mundësojë realizimin e shumë projekteve.
Së bashku me projektet e parapara nga Ministria e Shëndetësisë mendoj se do të vehen baza të mira që të fillojë më në fund edhe ky spital, të funksionojë si spital klinikë dhe të i kryej nevojat e fakultetit të mjekësisë në spitalin tonë, theksoi Rexhepi.
Përfaqësuesit e Bankës Islamike për Zhvillim premtuan se edhe në të ardhmen do të ndihmojnë projekte nga fusha e shëndetësisë në Maqedoni.
Bashkim Sulejmani