SHBA-ja është e vendosur që Kosova të njihet plotësisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe të bëhet anëtare e të gjitha institucioneve kryesore ndërkombëtare, ka pohuar Countryman, transmeton TCH.
Zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Thomas Countryman ka deklaruar se SHBA-ja do të vazhdojë angazhimin për rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës.
SHBA-ja është e vendosur që Kosova të njihet plotësisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe të bëhet anëtare e të gjitha institucioneve kryesore ndërkombëtare, ka pohuar Countryman, transmeton TCH.
Zyrtari amerikan i ka drejtuar edhe një apel autoriteteve kosovare, të cilave u ka kërkuar krijimin sa më shpejt të institucioneve.
Kosova duhet të tregojë se është e aftë për një qeverisje të fortë, si dhe për një ekonomi të qëndrueshme, në mënyrë që në të ardhmen të jetë anëtare e BE-së, ka shtuar Countryman.