E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dodik theksoi se në periudhën paraprake RS-ja duhej patjetër të udhëhiqte luftë politike me Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) dhe me përpjekjet e politikanëve boshnjak të provojnë ta degradojnë me ndihmën e intevencionizmit ndërkombëtar.
Dodik lavderohet se RS ėshtė nė njė situatė mė tė mirė politike








- Presidenti i Republikës Sërpska Milorad Dodik deklaroi se RS asnjëherë nuk ka qenë në një pozitë më të mirë politike dhe se arriti që t'ua kthejë fuqinë institucioneve të veta.

Ai në intervistën për edicionin e sotëm të "Zëri i Sërpskës" theksoi se pozicioni i RS-së do të ruhet dhe në të ardhmen, edhe pse ky si projekt i suksesshëm shumë të tjerëve nuk u përshtatet.

"Gjithë këtë e arritëm me luftë të mundishme dhe këmbëgulëse për statusin tonë politikë në kushte të pamundura", shtoi presidenti i RS-së.

Dodik theksoi se në periudhën paraprake RS-ja duhej patjetër të udhëhiqte luftë politike me Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) dhe me përpjekjet e politikanëve boshnjak të provojnë ta degradojnë me ndihmën e intevencionizmit ndërkombëtar.

"Mendoj se dolëm nga kjo fazë dhe sot secili e ka të qartë se çfarë duam, e çfarë jo. Sot nuk është kontestuese Marrëveshja e Dejtonit. Ne i respektojmë 10 kompetencat kushtetuese të BeH-së, ndërsa çdo gjë tjetër që kanë marrë është e dyshimtë dhe e fituar me dhunë nga përfaqësuesit e lartë të cilët kanë miratuar ligjet, ndërsa për të nuk kanë pasur të drejtë", sqaroi Dodik.

Ai shtoi se shumë është krenar që është president i RS-së, ku takon gjithnjë më shumë njerëz të cilët, edhe krahas situatës së rëndë sociale dhe ekonomike, gjithmonë janë të gatshëm t'u thonë "Na ruani Republikën Sërpska".

Publikuar: 08.01.2011 | 16:15
Lexuar: 175 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime