Gabimin e parë Barak dhe Mishel Obama e kanë bërë në pritje tek mbretëresha britanike Elizabeta e Dytë duke i dhuruar "ajPod" (iPod). Por, pasi mbretëresha i ndjek teknologjitë e reja veçmë ka MP3. Në pritjen e njëjtë ka ndodhur edhe gabimi i dytë më serioz. Mishel Obama e ka prekur në shpinë mbretëreshën, që sipas protokollit të oborrit mbretëror nuk lejohet.
Në Britani të Madhe për disa gjëra nuk ka lëshime, e ato janë "Bitëlls"-it, koha e çajit, futbolli dhe protokolli. Presidenti amerikan Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Mishel dy herë e kanë shkelur protokollin.
Çifti bashkëshortor i cili ndodhet në Britaninë e Madhe me rastin e samitit G-20 ka bërë gabime të cilat e kanë tronditur opinionin britanik.
Gabimin e parë Barak dhe Mishel Obama e kanë bërë në pritje tek mbretëresha britanike Elizabeta e Dytë duke i dhuruar "ajPod" (iPod). Por, pasi mbretëresha i ndjek teknologjitë e reja veçmë ka MP3.
Në pritjen e njëjtë ka ndodhur edhe gabimi i dytë më serioz. Zonja e parë e SHBA-së i ka shkelur rregullat për fjalim nga "lartëmadhëria e saj mbretërore", duke e bërë gabimin e njëjtë të ish presidentit francez Zhak Shirak. Mishel Obama e ka prekur në shpinë mbretëreshën, që sipas protokollit të oborrit mbretëror nuk lejohet.