Sipas informatave jozyrtare automobili "mini", i cili quhet "New small family", do të jetë i gjatë maksimum 3,5 metra dhe do të shitet për rreth 7.200 euro.
"Shkoda" më e vogël do të prodhohet nga muaji tetor në Bratisllavë
Fabrika çeke e automobilave "Shkoda auto" komfirmoi se modeli më i vogël i "shkodës" do të fillojë në mënyrë serike të prodhohet në kryeqytetin sllovak në Bratisllavë në tetor, përderisa shitja planifikohet të fillojë në janar të vitit 2012.
Sipas informatave jozyrtare automobili "mini", i cili quhet "New small family", do të jetë i gjatë maksimum 3,5 metra dhe do të shitet për rreth 7.200 euro.
Pamja e automobilit do të bazohet në "FB ap konceptin" dhe do të prodhohet nën tre brende "Shkoda", "Folksvagen" dhe "Seat".
Tre modelet e automobilave do të kenë emra të ndryshme dhe mes vete do të dallohen mes detajeve të vogla.