Për momentin, në botë ekzistojnë 22 qytete që kanë më tepër se 10 milion banorë, por pas 15 vitesh, numri do të ketë kaluar të 30 qytetet. Rritjen e ndihmon aktualisht edhe pasurimi që po ndodh në metropolet e vendeve në zhvillim.
Procesi i urbanizimit do të jetë më i vrullshëm se kurrë në 15 vitet e ardhshme, ndërsa metropolet gjigante do të shndërrohen gjithmonë e më shumë në modë, sipas një studimi të kompanisë financiare Frost & Sullivan.
Deri në vitin 2025, në superqytete do të jetojë 60% e popullsisë së botës ose 4,5 miliard banorë. Procesi më aktiv i urbanizimit është duke ndodhur në vendet në zhvillim, veçanërisht Indi e Kinë.
Për momentin, në botë ekzistojnë 22 qytete që kanë më tepër se 10 milion banorë, por pas 15 vitesh, numri do të ketë kaluar të 30 qytetet. Rritjen e ndihmon aktualisht edhe pasurimi që po ndodh në metropolet e vendeve në zhvillim.
Për momentin, qytetet kryesore në Kinë, Indi apo në metropolet e tjera të vendeve jo të zhvilluara po gëzojnë një rritje të GDP-së prej 4,5% në vit. Në Nju Jork, Paris apo Londër, rritja është prej vetëm 1,5% mesatarisht.
Ndërtimi i metropoleve gjigante është një tendencë e epokës së globalizimit, ku gradaçela gjithmonë e më të larta ndërtohen për të siguruar shfrytëzimin maksimal, në sa më pak hapësirë të shfrytëzuar.
Ndërkohë, SHBA ka përgatitur 14 zona për ndërtimin e superrajoneve të së ardhmes, për ti dalë përpara rrezikut të një rritjeje masive të popullsisë në qytete të mbipopulluara që tani. Edhe në Bashkimin Europian, 20 qytete janë përzgjedhur për tu zgjeruar dukshëm në të ardhmen e afërt.
Sipas ekspertëve, urbanizimi agresiv do të shtojë ndjeshëm problemet e trafikut, ndërsa jo gjithmonë, sidomos në vendet në zhvillim, rritja e qyteteve shoqërohet edhe me shtrirjen e rrjetit të metrove, parkimeve apo mjeteve të tjera të transportit.