E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gazeta më e madhe amerikane, New York Times preferon Kosovën si një prej vendeve që duhet vizituar në vitin 2011. Kjo gazetë rekomandon 41 vende në botë që duhet parë këtë vit, dhe e rendit vendin tonë në vendin e 36-të, me këtë arsyetim:
New York Times: Kosova, vend pėr t’u vizituar mė 2011















“Para vetëm një dekade, kjo enklavë shqiptare ishte një provincë e trazuar e Serbisë; forcat serbe të Slobodan Millosheviqit shkatërruan fshatra dhe qytete dhe vranë mijëra civilë, në kërkim të atyre që luftonin. NATO-ja i dha fund luftimeve, por tensionet vazhduan. Që kur Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008, provoi të nisë gjithçka nga zeroja. Përkundër problemeve dhe kundërthënieve, ka përparim në aspektin e udhëtimit: po ndërtohet një autostradë 1 miliardë dollarëshe, hotelet që ishin pronë e shtetit janë privatizuar dhe ridizajnuar, disa vende historike kanë marrë mbrojtje nga UNESCO, dhe në Aeroportin ndërkombëtar tashmë operon edhe avio-kompania e njohur evropiane, EasyJet.

Turistët do të mund të gjejnë male të thepisura dhe pyje të bukura. Gjithashtu do të gjejnë popullatën më të re të kontinentit, me gati gjysmën e popullatës nën moshën 25-vjeçare.

Kjo statistikë bëhet realitet në Prishtinë, kryeqytet. Në saje edhe të kthimit të kosovarëve që punojnë jashtë, qyteti është i mbushur me kafe, klube nate dhe restorante.

Por, mbetjet nga e kaluara sllave dhe otomane janë atraksionet kryesore. Dikur qendër e Kishës Ortodoske Serbe, qyteti i Pejës e ka Patrikanën e Pejës, një kompleks i mesjetës pranë një gryke, me një enterier të jashtëzakonshëm. Gjithashtu, është edhe Manastiri i Deçanit, i mbushur me skena të gjalla biblike”, transmeton portali indeksonline shkrimin e gazetës amerikane.

Së fundi, gazeta britanike Guardian ka preferuar Brezovicën për lexuesit e saj, kurse CNN e Newsweek e kanë parë Shqipërinë si mesin e atraksioneve të mëdha botërore për këtë vit.

Publikuar: 08.01.2011 | 10:18
Lexuar: 786 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime