Duke vlerësuar bashkëpunimin që egziston mes dy zonave kufitare, ata kanë diskutuar dhe rënë dakort ta zgjerojnë atë duke i mëshuar bashkëpunimit në fusha jetike ndermjet dy rajoneve, atij të Epirit dhe Shqipërisë.
INtervistoi:
Albana Allushaj
Ministri i Punës dhe Cështjeve Sociale, njëherzai edhe Deputet i PD, për Qarkun e Gjirokastrës, Spiro Ksera zhvilloi të premten disa takime me autoritete të Rajonit të Janinës. Ai u pritë nga Aleksandros Kakrimanis Prefekt i Rajonit të Janinës si edhe nga kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Filipa Filios. Duke vlerësuar bashkëpunimin që egziston mes dy zonave kufitare, ata kanë diskutuar dhe rënë dakort ta zgjerojnë atë duke i mëshuar bashkëpunimit në fusha jetike ndermjet dy rajoneve, atij të Epirit dhe Shqipërisë. Si më prioritare, duke ju referuare dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve, por edhe zhvillimit të mëtejshëm të dy zonave, është vlerësuar bashkëpunim ndërmjet pushteteve vendore të rajonit, Janinë dhe Gjirokastër, me qëllim heqjen e barierave burokratike në pikat tokësore doganore të Kakavijes, (Gjirokastër), Tri Urave (Përmet) dhe Qafbotës, (Sarandë).
Sa ka përfituar rajoni jugor, nga projektet ndërkufitare?
Ne këtë aspekt ne kemi një eksperiencë të viteve të mëparshme. Nëpërmjet projekteve ndërkufitare kemi fituar projekte të cilat janë aplikuar, tashmë me shumë sukses. Në vitin 2007, kur u hap dhe INTERREG ne arritëm të përfitojmë 1.5 milionë euro, fond ky mjaft i vlerësueshëm për Gjirokastrën.
Tashmë deri në fund të muajt, Mars është hapur faza tjetër e projketeve të INTERREG dhe pritet një bashkëpunim shumë i ngushtë i njësive të qeverisjes vendore të qarkut të Gjirokastrës, Vlorës dhe atij të Korcës me njësitë respektive të autoriteteve greke. Para disa javësh, isha në një takim të komisionit teknik që operon në Selanik, komision ky dypalësh Shqipëri-Greqi, ku u takova me zëvendës/ministrin e Zhvillimit të Periferisë së Greqisë, dhe ku vendosëm piketat e para se cfarë ka më imediate dhe cfarë duhet për Gjirokastrën.
Këto projekte janë të detajuara në sektorë të vecantë. Aktualisht, ne shpresojmë që në parim ti japim prioritet, turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit, por edhe trajnimit të kapaciteteve të dy qarqeve respektive për punësimin. Trajnimi professional, me qëllim furnzimin e tregut të punës të dy qarqeve me specialistë të denjë, është një nga objektivat kryesor, e që do jap impakt në qarkun tonë.
Le ti referohemi rrethit të Gjirokastrës. Shumë prioritet po i jepet zhvillimit të turizmit. Në funksion të këtij sektori ne po i orjentojmë investimet drejt segmenteve që të cojnë në pikat turistike. Ne synojmë, që cdo vizitorë vendas apo I huaj, të arrijë më shpejt në zona të tilla, si në Parkun e Antigonesë, Hadrianopulit, Malin e Cajupit, me qëllim shfrytëzimin sa më të mirë të të gjithë këtij resursi turistik.
Doja të theksoja, investimet që janë bërë në qendrën historike të qytetit muze, investime këto që do të vazhdojnë edhe në vitin 2011. Për këtë qëllim janë rritur dhe kapacitetet. Janë krijuar dy drejtori të reja të menaxhimit të kapaciteteve turistike.
Referuar projekteve me vendin fqinj, Greqi do të filloj restaurimi prej 1 milionë euro i projektit të bllokuar, nga Fondi Grek i Zhvillimit të Ballkanit, për Kalanë e Gjirokastrës me qëllim rivitalizimin e saj.
Gjatë vizitës së fundit që kryeministri Berisha bëri në Gjirokastër, u premtua për ndërtimin edhe të muzeut arkeologjik, që bashkë me turizmin fetar, ne të kemi mundesinë e thithjes të sa më shumë vizitorëve
Cfarë duhet të ndërmarrin njësitë vendore, për të rritur kapacitet?
Njësitë vendore duhet të mobilizojnë kapacitetet, që të risin bashkëpunimin me autoritetet greke,për të përfituar sa më shumë. Tashmë është krijuar date- baze sipërmarrjeve private dhe tashmë dihen të gjithë sektorët e bashkëpunimit dhe tani nuk na ngelet gjë tjetër vecse të aplikojmë në projektet e BE. Ne jemi në një periudhë të para aderimit dhe ministritë e linjës kanë një fuqi më të madhe, të buxhetit të tyre në projektet IPA. Në këtë rast, dua ti referohem Ministrisë së Punës ,të cilës i është dyfishuar buxheti për të aplikuar në këto projekte. Është krijuar një department për të thithur sa më shumë investime dhe për këtë gjë është ngritur një zyrë edhe në Qarkun e Gjirokastrës me dy-tre specialistë.
Po qyteti muze, sa ka përfituar nga Qeveria?
Bashkia Gjirokastër, ka një shumë të konsiderueshme të të ardhurave nga taksat. Nga ana tjetër , Qeveria shqiptare ka marë përsipër rivitalizimin e pjesës muzeale. Të paktën deri tani është investuar në 16 godina. Dua të përmend këtu dhe investimet që janë bërë në infrastrukturën rrugore, arsimore, etj. Ndërsa referuar vitit 2011 duhet tju them se rruga kryesore, nga Ura e Lumit-ish SMT do të përfundojë, pasi është i garantuar fondi. Por ,ne do të vazhdojmë edhe me investime të tjera, në qytet, dhe jo vetëm. Dua ti referohem vetëm Ministrisë që unë drejtoj. Do të ketë tre investime. Shërbimi social shtetëror dhe inspektoriati shtetëror i punës,tashmë është miratuar buxheti, do zhvendosën nga pjesa e re e qytetit në pjesën historike, tek Hani i Stavros. Po kështu jemi duke kërkuar një godinë për të ndërtuar qendrën kombëtare të trafikimit të qënieve njerëzore e njëjtë me atë të Linzës. Nga ana tjetër, do forcojmë edhe kapacitetet e formimit profesional, duke krijuar kabinete të reja për, profesionet të cilat kanë një traditë referuar edhe zanaxhinjve të vjetër, me qëllim furnizimin e tregut të punës e fuqizimin e tij.
Qeveria e ka në prioritet Gjirokastrën. Kështu, mund të përmend rrugën nga Kardhiqi drejt Delvinës, 15 kilometrat e fundit që kanë ngelur tek loti i fundit, do të finacohen në 2011, në mënyrë që turistët të kenë një rrugë sa më të shkurtër të destinacionit Sarandë- Gjirokastër. Ne shpresojmë se kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për qytetin. Gjithashtu, do të ketë një rishikim të Buxhetit dhe ne presim të tjera fonde, ku përparësi do të ketë Plani Urban i qytetit, projekt ky i Bankës Botërore.
Ju keni premtuar në fushatë se do të rrisni investimet në Minoritet. Si është panorama sot e tyre ?
Në minoritet do të vazhdohet të investohet. I vetmi fshat i komunës së Dropullit të Sipërm që nuk ka përfituar është Koshovica e largët, por që për këtë vit, ne kemi planifikuar rrugën që të con në të. Kemi përfunduar ujësjellsin e Bularatit, i cili është mjaft modern. Cdo familje tashmë furnizohet me ujë të pijshëm në cdo shtëpi. E njëjta gjë do të bëhet edhe në Jorgucat. Të gjithë këtu e dinë, që po vazhdojnë punimet në ujësjellsin e Dropullit të Poshtëm, ku përmblidhen 7 fshatra.
Po kështu do të bëhet edhe zgjerimi i rrugës nga aksi kryesor Bodrisht-Bularat në mënyrë që ajo të shkojë edhe tek varrezat e ushtarëve Grek pasi ato vizitohen nga mjaft qytetarë të shtetit fqinj. Ne mendojmë se në këtë rast mund ta përdorim atë edhe si rrugë turistike, në mënyrë që drejtuesit e mjeteve, por edhe autobuzët të kënë akses më të mirë aty, por edhe për të shkurtuar e bashkuar tri fshatrat, Kërë Botrisht e Bularat.
Do vazhdojmë më tej me Komunën e Dropullit të Poshtëm. Do të përmend këtu rrugën nga kthesa e Grapshit deri tek Glina, në të cilën do bëhet riveshja, por edhe nga rruga e fabrikës së Glinës deri në Peshkëpin e Poshtme që është një rrugë e amortizuar, do të asfaltohet. Gjithashtu, është planifikuar Unaza e Dervicianit, project ky që kap vlerën e 1 milionë eurove, e që do të marë kështu formën e një qyteze të vogël. Fshati ku unë jetojë ka një dinamizëm dhe thithë shumë vizitorë për shkak të numrit të lokaleve që ushtrojnë aktivitet në këtë pjesë, duke ofruar shërbim cilësor. Kjo do të ndihmojë dhe bizneset e vogla numri i të cilave shkon në 40, që të kenë akses sa më të të shpejtë me qytetin.
Po kështu do të ketë investime në komunën e largët të Komunës së Pogonit, ku nga projekti INTERREG, do të përfundojë rruga Sopik-Drimadhes dhe do funksionojë pika kufitare me Greqinë. Por, tashmë, nga dy parlamentet Shqipëri-Greqi, është firmosur që me një vlerë prej 16.5 milionë euro të vazhdojë rruga me një gjerësi 6.5 metra të standarteve europiane, nga Sopiku-Polican dhe drejt Suhës. Por, do të thosha që nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, do përfundojë në 2011, rrugën nga kthesa e Libohovës-Suhë-Labovë e Kryqit, për shkak se në këtë të fundit ndodhet Kisha më e famshme, në mënyrë që edhe këtu të kemi akses, për turistët. Investime do të ketë edhe në qendër të Vanistrës, ku për shkak dhe të fluksit të lëvizjes, pasi aty operojnë disa biznese do të ndërtohet një parking për automjetet. Gjithashtu, investim do të ketë nga rruga kryesore që nis nga segmenti nacional Gjirokastër-Kakavije, tek kthesa e këtij fshati në drejtim të burimit të Skotisë, një nga më të famshmet në rajon.
Këto do jenë disa nga veprat kryesore, pa përmendur ato investime që do të bëjnë vetë me buxhetin e tyre, të tre komunave në minoritet. Shpresojmë që Qeveria të plotësojë edhe kërkesa të tjera që do kenë këto komuna
Cilat janë projektet në funksion të kultures?
Ne do të jemi palë e do të lobojmë që Kinoteatri i qytetit, Zihni Saho, të ketë një investim për restaurimin e saj, pasi ajo përballon numrin më të lartë të takimeve që mbahen në këtë qytet. Për këtë mesa jam në dijeni është bërë një kërkesë tek Ministria e Kulturës.Ne do të lobojmë sëbashku edhe me deputetin tjetër, me ministrin Genc Ruli në mënyrë që në bashkëpunim me bashkinë,të realizojmë këtë investim, më qëllim zhvillimin e kulturës. Po, ti referohemi kulturës në qytetin muze, ka shumë projekte. Do të përmendja këtu shtëpinë e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare.
Po me universitetin. Është folur, që ai të jetë në pjesën muzeale?
Për të gjallëruar pjesën muzeale! Personalisht jam i mendimit se nuk duhet të shpërngulet i gjithë univesiteti në pjesën e pazarit, por vetëm rektorati dhe një prej fakulteteve të tij. Sepse përndryshe, do të sillte bllokimin e kësaj pjese.
Keni folur edhe për një zgjerim të sheshit të Cerviz Topullit. Ka mungesë për parkimin në pjesën muzeale, për shkak të numrit të lartë të vizitorëve.?
Edhe si inxhinier do të thosha se Gjirokastra e ka të ngutshme këtë projekt. Numri i turistëve është rritur dhe për shkak të fluksit të tyre sidomos në stinën e verës, krijohen probleme pasi nuk kanë se ku të stacionohen autobuzët. Le ta inicojë bashkia këtë projekt me fondet e veta, dhe ne më pas do ta mbështesim.