E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qytetarët e Maqedonisë nesër për të katërtën herë me radhë do të dalin në zgjedhje për të votuar dy kandidatët për president ndërsa për të pestën herë do të votojnë për udhëheqësit lokalë. Sot votojnë 529 të zhvendosur dhe 1. 971 persona që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim, si dhe të sëmurit dhe të pamundurit.
Sot votojnė tė burgosurit dhe tė sėmurit dhe tė pamundurit











Qytetarët e Maqedonisë nesër për të katërtën herë me radhë do të dalin në zgjedhje për të votuar dy kandidatët për president ndërsa për të pestën herë do të votojnë për udhëheqësit lokalë.

Sot votojnë 529 të zhvendosur dhe 1. 971 persona që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim, si dhe të sëmurit dhe të pamundurit.

Në vendvotimin në konviktin "Zdravko Cvetkovski" votojnë 310 të zhvendosur, ndërsa në Kumanovë në hotelin "Kristal", 219 të tjerë. Vendvotimet nesër do të hapen prej orës 7 deri në ora 19.

Në zgjedhjet presidenciale dhe lokale të drejtë vote kanë 1.792.082 zgjedhës të evdidentuar në Listën e vetme zgjedhore. Ata do të mund të votojnë për njërin nga kandidatët për president të cilët në rethin e parë fituan më shumë vota, pra për Gjorge Ivanovin nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe Lubomir Fërçkoskin nga radhët e LSDM-së.

Në rethin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash do të votohet në 43 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Rethi i parë i zgjedhjeve për kryetar komunash do të mbahen në tetë komuna në të cilat më 22 mars, nuk u zhvilluan votimet për shkak motit të keq.

Publikuar: 04.04.2009 | 04:38
Lexuar: 553 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime